Shkaktari shembjes së pallatit që mori 7 jetë është ish-deputeti i PS, pengohen hetimet

Ish-kryeministri Sali Berisha publikon të tjera faktë në lidhje me shembjen e pallatit ku humbën jetën shtatë persona në Durrës, mes tyre e gjithë familja Reçi.

Pallati u shemb nga tërmeti, por Berisha thotë se, nuk po hetohet ngjarja pasi shkak i shembjes ka qenë ndërhyrja në katin e parë për ta kthyer në lokal.

Berisha shkruan në një postim në FAcebook se, hetimet kanë ngecur për shkak se pas ngjarjes qëndron ish-deputeti socialist, Edison Konomi.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Ndalohet hetimi! Mbrohet nga narkoshteti!

Pallati i ish-narkodeputetit dhe drejtorit të AKM, Edison Konomi që për shkak të ndërhyrjeve mori 7 jetë, nuk hetohet.

Mbrohet nga narkoshteti!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Z.Berisha! Një skandal po ndodh me çështjen e hetimeve të tërmetit në Durrës. Hetimet kanë filluar për çdo objekt, kryesisht me vullnet të prokurorit, por vetëm për pallatin e familjes Reçi, ku humbën jetën 7 anëtarë, jo! Aty ku banon Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit , Edison Konomi, ish-deputeti i PS, bashkë me vëllanë e tij dhe që kanë ndërhyrë në katin e parë të pallatit ku ishte kthyer në lokal, duke prishur strukturat mbajtëse! Por duket se lidhja me Edi Ramën i ka qorruar sytë prokurorëve të çështjes, ku në raste të tjera kanë akuzuar për vrasje me dashje si ky rast!

termet11575038363termeti ne Durres

termeti1575451251

 

Artikulli paraprakDetaje të reja për vrasjen e dy të rinjve brenda Poliklinikës së Patosit
Artikulli tjetërNjë ditë pas dënimit, Meta pret në takim Salianjin: Do të ndjek me vëmendje të posaçme këtë çështje…