Shikoni fytyrën prej krimineli të policit që vrau 25-vjeçarin

Është zbardhur disa orë më vonë dëshmia e efektivit të “Shqiponjave”, që qëllloi 25-vjeçarin, Klodian Rasha, pasi nuk iu bind të ndalonte mesnatën e djeshme. Ai ka thënë para kolegëve të tij se ka dashur ta ndalojë të riun për shkak të kufizimeve Covid, por ai është larguar me vrap. Kjo ka ngjallur dyshime dhe efektivi e ka ndjekur. teksa ka shtuar së është kërcënuar.

Ai është shprehur:
Isha turni i tretë dhe isha në punë. Ishim për patrullim në zonë, e kemi parë duke lëvizuar jashtë orës policore, përveç kësaj na ngjalli edhe dyshime. I komunikuam që të ndalonte por nuk pranoi, nisi të na kërcënonte. Teksa u përpoqëm ta ndalojmë, ai vrapoi. Kam njoftuar fillimisht sallën, dhe më pas e ndoqëm nga pas duke i bërë vazhdimisht thirrje që të ndalonte.

Klithma e babait të 25-vjeçarit

Nga Klodiana Lala

Klodjan Rasha theu “orën policore. Doli të blinte cigare, pa e ditur se do të ishte hera e fundit që kapërcente pragun e shtëpisë së tij, për të mos u kthyer më kurrë i gjallë, por në arkëmort. 25-vjecarin e pikasi policia. Arsyet se përse Klodjani nuk iu bind policisë, ende janë të paqarta. Fakt është që ai u vra me plumb pas shpine. Plumbi i shpoi zemrën. Ai ndërroi jetë në vend. Nën akuzë është një efektivi i skuadrës Shqiponja.

Ndaj tij, rëndojnë dyshime për vrasje në tejkalim të kushteve të vetëmbrojtjes. Ai tha se objektivi nuk u bind dhe se u ndje i kërcënuar për jetën, pasi dyshoi se në duar mbante armë. Në fakt, në duart e Klodjanit, nuk u gjet armë. Policia njoftoi se kishte gjetur një pistoletë 80 metra larg vendit ku u qëllua për vdekje i riu. Askush se di me siguri që pistoleta ishte e Klodjanit, djalit të vogël të familjes Rasha, e shpërngulur nga Zall-Dardha e Dibrës dhe banim në Tiranë. Si për ironi të fatit, ngjarja e rëndë ndodhi pikërisht me 8 dhjetor, Ditën e Rinisë. Edhe Klodjani u vrau në lulen e rinisë. Arsyet përse u vra nuk dihen ende. Shumë pyetje presin përgjigje.

Ngjarja është e veshur me mister. Sigurisht mund të renditet ndër ngjarjet me të rënda kriminale, përderisa këtë herë ekzekutori është punonjësi i policisë. aktakuza për uniformat blu është e rëndë. klithma e familjarëve për drejtësi është drithëruese. Babai i Klodjanit, Qazimi mezi flet në telefon. Ai me mirësjelle të përgjigjet. Pasi e ngushëlloi e pyes me qetësi, sesi e mësoi lajmin e kobshëm. Më thirri policia – thotë mes ngashërimash Qazimi – më tha se kishte ndodhur një keqkuptim. “Fillimisht nuk më treguan se cfarë kishte ngjarë. Më pyetën për djalin. Iu thashë që ai është disi pa qejf. Merrte ilaçe. Por spërbënte rrezik për askënd”, shpreehet ai.

Jeta e Qazimit nuk ka qenë aspak e lehtë. Që në rini pësoi një fatkeqësi të rëndë. Humbi bashkëshorten dhe mbeti i ve, me një djalë 1.5 vjec për të rritur. U martua për të dytën herë dhe u bekua me vajzë e djalë. Klodiani ishte bekim për të. Por sot 25-vjecari nuk jeton më. “Dua drejtësi. do ta ngrej zërin. Duhet të dalë në dritë e vërteta. Unë kam të drejtë të di, përse ma vranë djalin”, thotë Qazimi. Hetimet për ngjarjen janë celur tashmë. Sigurisht shumë detaje do të zbardhen moment pas momenti. Por Drejtësia duhet të flasë. Sot më shumë se kurrë. Sepse si asnjëherë më parë, reputacioni i policisë është i dëmtuar. Njerëzit kanë të drejtë të dinë; A mund t’i besojmë ne policisë?

Artikulli paraprakE tmerrshme, dëshmia e xhaxhit të 25 vjeçarit të vrarë nga policia: Në dorë kishte dy kokrra hurma
Artikulli tjetërBasha: Shqipëria si gjithë Europa, një projekt i papërfunduar, një punë e lënë në mes që mbetet për t’u kryer!