Shevchenko: Kosova, ekip me potencial

Trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko u shfaq i lumtur pas përfundimit të ndeshjes me Kosovën, duke qenë se ishte fitorja e parë për skuadrën në grupin I. “Ishte një fitore shumë e rëndësishme, pas dy barazimeve meritonim më tepër. Ishte shumë e rëndësishme për ne të ishim në pozicionin e duhur, pasi ky është një grup shumë i vështirë. U munduam ta kontrollonim lojën, në pjesën e parë e patëm disi të vështirë, pastaj në të dytën i shënuam dy gola. Mendoj se çdo skuadër e grupit do të ketë probleme me Kosovën. E pashë potencialin e kësaj skuadre dhe ka lojtarë me kualitet, e rëndësishme është të japin zemrën për skuadrën”, u shpreh Shevchenko.
Spanja kryesuese e grupit G ku ndodhet Shqipëria falë golavarazhit, por dhe Italia ka të njëjtën kuotë pikësh, falë një fitore të rëndësishme edhe pse të arritur me vuajtje në shifrat 3-2 përballë Maqedonisë në një ndeshje rokamboleske. Italia në avantazh e para në minutën e 24, kur pas një goditjeje këndi, Beloti hyri i pashqetësuar në zonë për të ndëshkuar Bogatinov. Maqedonia u rikthye fuqishëm në pjesën e dytë, duke përmbysur rezultatin brenda 5 minutash. Në të 57 një kthim i gabuar i Verratit që i mundësoi Nesterovskit të barazonte rezultatin, pasi kishte evituar dhe Bonucin.

Artikulli paraprakRashica: Lojë e mirë, krijojmë raste
Artikulli tjetërDebati i dytë, Trump sulmon me buldozer