Rashica: Lojë e mirë, krijojmë raste

Pas përfundimit të sfidës me Ukrainën, folën edhe Milot Rashica, Vedat Muriqi dhe Samir Ujkani. Ata thanë se kishin zhvilluar një ndeshje më të mirë se me Kroacinë, por fati nuk i ndihmoi. “Besoj që kemi bërë një lojë shumë më të mirë se me Kroacinë. Kemi pasur raste, por si me Kroacine po na mungon finalizimi, po prap edhe pas golit të parë patëm raste të shënonim. Nuk kemi shënuar, por nuk është se s’kemi pasur raste. Besoj se po na mungon pak fati”, u shpreh Rashica.
“Normalisht u ndjeva shumë mirë që luajta ndeshjen e parë zyrtare me fanellën e Kosovës. Kemi pësuar një humbje, por patëm raste kur ishte loja 1-0. Shpresoj të mos bëhemi si San Marino. Kemi kohë, pasi jemi kombëtare e re dhe na duhet shumë punë”, tha Muriqi.
“Kemi luajtur një ndeshje të mirë kemi patur shanse për të barazuar rezultatin. Goli i dytë dhe i tretë na dhanë goditje të rëndë. Duhet t’i analizojmë situatat që të ruajmë më gjatë rezultatin. Mund të bënim më shumë, t’i shfrytëzonim rastet. Ky grup duhet të vazhdojë të punojë me guxim. Gabimet që i kemi bërë na vlejnë për të ardhmen”, tha Ujkani.

Artikulli paraprakGafa e portierit!
Artikulli tjetërShevchenko: Kosova, ekip me potencial