Sherri strukturalizëm-konstruktivizëm në kokat e opozitarëve të opozitës

Në sociologji, strukturalizmi apo objektivizmi fizikalist njeh dhe mbron se është tërësia e të vërtetave, institucioneve dhe fakteve objektive që përcakton nëse diçka është e vërtetë apo jo.

Për konstruktivistët apo subjektivistët psikologjistë, e vërteta është prodhim i mendjes dhe interpretimit të qenieve njerëzore me aftësi njohëse dhe informacion-përpunuese të kufizuara.

Paralajmërimi i Spartak Brahos se kërcënohet jeta e nënkryetarit të PD dhe masat që thuhet se janë marrë në mbrojtje të tij i kanë hedhur disa opozitarë të opozitës në sulm për të akuzuar Alibeajn se ka bërë krim-mendimin e marrjes si të vërtetë të paralajmërimit të Brahos.

Krim-mendimi lidhet me faktin se Alibeaj si i persekutuar nga komunizmi ka mëkatuar që ka besuar dëshminë e një xhelati të hetuesive komuniste siç është vërtet Braho.

Për ta, fakti që lajmi është shqiptuar nga Braho është argument i mjaftueshëm se ai nuk ekziston përtej gojës dhe mendjes së Brahos në një letër fizike në ndonjë tavolinë apo raft të institucioneve të sigurisë.

Është paralajmërim për cënimin e jetës së një njeriu, o milet opozitar! Sado e vogël mundësia që ai të jetë i vërtetë e bën të domosdoshme marrjen me seriozitet të tij.

Nuk u dashurua Alibeaj me xhelatin vetëm pse mund të jetë marrë seriozisht rreziku. Bëjeni dallimin dhe merruni me kritika të njëmendta ndaj opozitës, jo me gjueti kritikash të leverdishme.

Peace!

P.s. Për të mos e ngatërruar filozofinë me sociologjinë nevojitet të çash atë rrethimin në trurin e vogël 😅

Vehap Kola

Artikulli paraprakAnëtari i Këshillit Kombëtar, Vehap Kola: Berisha të ndalë menjëherë gjuhën antikombëtare dhe të përçarjes
Artikulli tjetërUrrejtja është errësirë e arsyes dhe duket se po shkon shumë larg