Urrejtja është errësirë e arsyes dhe duket se po shkon shumë larg

Urrejtja është errësirë e arsyes dhe duket se po shkon shumë larg.

U shokova kur lexova dikë që guxonte për të konsideruar “të drejtë” vdekjen e djalit të një nëne vetëm se ajo nuk ka të njëjtin qëndrim politik me të.
Kjo është politik nekrofile, një politik që nuk ia uroj askujt.
Zemra e asaj nëne sot është thyer jo vetëm nga dhimbja e humbjes së djalit, por edhe nga urrejtja që ka pllakosur një grup që është gati të baltosë këdo.

Zoti ua drejtoftë zemrat!

Sali Berisha, si frymëzuesi i kësaj gjuhe urrejtjeje, meriton të braktiset nga kushdo që e do këtë vend më shumë se një person, më shumë se një parti, më shumë se një palë zgjedhje.

Artikulli paraprakSherri strukturalizëm-konstruktivizëm në kokat e opozitarëve të opozitës
Artikulli tjetërEmigracioni i lartë, Shqipëria po “korr” pasojat e mungesës së investimeve në arsim dhe tek të rinjtë