Sherr me thika në Korçë, dy përfundojnë në spital

Një sherr mes gjimnazistësh ka përfunduar me plagosjen e dy prej tyre ditën e djeshme në Korçë. Sherri ka ndodhur në lagjen nr. 17 në Korçë ku 16-vjeçari me iniciale N.T., pas një konflikti për motive të dobëta dyshohet se ka plagosur me thikë shtetasit Xh.M., rreth 19 vjeç dhe M.R., rreth 17 vjeç.
Të plagosurit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Korçës ku ndodhen të dy nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes falë veprimeve të shpejta, u shoqërua në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme. Sipas policisë dy të plagosurit janë nxënës të Shkollës se Mesme Bujqësore “Irakli Terova”. Konflikti kishte nisur mes të rinjve tre ditë më parë për motive banale, ndërsa ditën e djeshme kur janë takuar kanë vijuar sërish sherrin që ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta.

Artikulli paraprakKëshilltari i Trump: Basha, është alternativa e vetme
Artikulli tjetërSherr në komisariatin e policisë, situata del jashtë kontrollit