Shënohet viktima e dytë nga koronavirusi, ndërron jetë 66-vjeçari

Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë pacienti i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ishte në gjendje të rëndë, në respirim të drejtuar në reanimacion.

66-vjeçari nga Lushnja prej disa ditësh ishte i shtruar në shërbimin Infektiv, në gjendje të rëndë. Pacienti vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale.

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se pacienti 66-vjeçar, i cili vuante nga disa sëmundje të tjera, por që ishte prekur edhe nga covid-19 ka ndërruar jetë sot në mëngjes.

“Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë pacienti i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ishte në gjendje të rëndë, në respirim të drejtuar në reanimacion.

66-vjeçari nga Lushnja prej disa ditësh ishte i shtruar në shërbimin Infektiv, në gjendje të rëndë. Pacienti vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë.

Artikulli paraprakE lus zotin Rama të jetë sa më pak nervoz! Vërejtjet tona për mosveprimin në kohë qëndrojnë, por jo si sulme politike
Artikulli tjetërPër fat të keq kjo krizë na shpjegon më mirë Ramën dhe Bashën