E lus zotin Rama të jetë sa më pak nervoz! Vërejtjet tona për mosveprimin në kohë qëndrojnë, por jo si sulme politike

Basha tregon çfarë do të bëjë nëse Rama miraton propozimet e PD për ekonominë dhe shëndetësinë.

Pyetje: Zoti Basha, vetë si po e përbloni këtë sitiatë me COVID-19? Drugeni për te afermit, për famjratë? Keni frikë?

Lulzim Basha: Personalisht nuk kam frikë. Kam shqetësim, si çdokush tjetër, për anëtarët e familjes, që janë në moshë apo për dikë që nuk është në shëndet të plotë, natyrisht për miqtë dhe lër gjithe shqiptarët, te cilët, per shkak te moshes apo shëndetit rrezikojnë më shumë.

Prandaj,us gjithë qytetarët e tjerë të shëndetshëm, si unë, të bëjmë gjithçka për t’i mbrojtur të afërmit tanë që, janë më të ekspozuar ndaj rrezikut. E gjitha kjo po bëhet për të mbojtur jetë njerëzish, për të shpëtuar jetë njerëzish. Çdo mërzi të momentit, çdo vështirësi të momentit duhet ta shikojmë përmes dritares që shpëton jetë njerëzish.

Nuk mjafton vetëm kaq, që vetëm shqiptarët të bëjnë sakrifica. Duhet që per çdo sakrificë që u kërkohet shqiptarëve, të ketë edhe masa mbështetëse brenda mundësive të Shqipërisë.

Prandaj, edhe një herë, bëj thirrje që plani ynë social- ekonomik të vihet në veprim. Garantoj se me vënien në veprim të këtij plani as do të rrahim gjoksin, as nuk do të thërrasim fitore. Madje do ta përshendesim qeverinë dhe do ta urojmë, nëse vendos të veprojë, por duhet të veprojë një orë e më parë.

Nuk është koha për të llogaritur se çfarë bën kundërshtari politik. Nuk ka kundërshtar politik në luftën për jetën dhe shendetin e qytetarëve. E lus zotin Rama të jetë sa më pak nervoz. Në këtë plan, nuk kam asgjë që drejtohet kundër tij.

Vërejtjet tona për mosveprimin në kohë qëndrojnë, por jo si sulme politike apo për të bërë lajm, por si shqetësim real për fatin e mijëra qytetarëve.

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërShënohet viktima e dytë nga koronavirusi, ndërron jetë 66-vjeçari