Shënim/ Përse nuk i del Ilir Metës e keqja me Lulzim Bashën?!

Në çmendinë e fundit të Ilir Metës dy janë figurat e anatemuar dhe sulmuar prej tij.

I pari është Altin Dumani, drejtuesi i SPAK-ut, të cilin ka një farë “të drejte” që e sulmon, sepse e ka frikë dhe e ka çuar drejt çmendjes së pakthim, ndërsa i dyti është kreu i PD-së, Lulzim Basha, të cilin nuk harroi ta sulmonte edhe sot nga mbledhja e Këshillit Drejtues i Partisë së Lirisë.

Nëse Dumanin e sulmon nga mbushja e potureve nga Prokuroria e Posaçme, e cila është e vendosur për t’i shkuar deri në themel korrupsionit 33-vjeçar të elitës së korruptuar shqiptare, Lulzim Bashën nuk dihet një arsye specifike, edhe pse herë pas here e akuzon se paska marrë mëqafë Monika Kryemadhin dhe e ka gënjyer për djegien e mandateve.

Pra, Meta mban ndezur një gënjeshtër, që ndonëse Sali Berisha e ka pranuar publikisht që ishte ai inisiatori i djegies së mandateve, sërish Meta nuk ka guxim të akuzojë Doktorin për këtë punë, por vijon dhe hedh baltë ndaj Lulzim Bashës.

Është e qartë që nuk është kjo arsyeja reale e sulmit të tij ndaj Bashës, mirëpo, në dallim nga Rama, Berisha dhe Meta, Lulzim Basha është i vetmi politikan në mbështetje të luftës kundër korrupsionit në vend, duke shprehur mbështetjen e tij të pakushtëzuar ndaj SPAK-ut dhe ndaj GJKKO-së.

Është kjo arsye që i çmend të tre njëkohësisht, duke i përqëndruar të gjithë batarenë e sulmeve të tyre dhe të njerëzve të tyre në media vetëm te Lulzim Basha, i cili, nga ana tjetër, nuk është se është ndjerë i shqetësuar për këto sulme, por ka vijuar axhendën e tij.

Ndërkohë që Meta shkon drejt burgut, Basha shkon sot drejt ringritjes së pakthim dhe nesër drejt pushtetit të padyshim.

Kjo e ka çmendur Ilir Metën, që veç Dumanit, sulmon edhe Lulzim Bashën.

Sepse Basha për Metën, Berishën dhe Ramën, është një “besëprerë”, që i ka prerë në besë, duke mbështetur SPAK-un dhe duke i lënë të vetëm në betejën e tyre me “mullinjtë e erës”./ Nga Bato Kosova

Artikulli paraprakTa jetosh vetminë politike!
Artikulli tjetërShënim/ Erjon Veliaj shkon përpara drejtësisë vetëm duke mbështetur SPAK-un, jo duke bërë sikur protestohet me 20 vetë që udhëhiqen nga ata që sulmojnë SPAK-un mëngjes e mbrëmje