Shembulli vjen nga matanë “gardhit”

Fatmir GUDA

Katër vite me patë grekët e braktisën politikën e “vjetër” (PASOK dhe Demokracia e Re) dhe u qasën pas një force të re politike CIRIZA, e cila lindi nga e majta greke duke shfrytëzuar krizën e besimit që kish kapluar popullin fqinj të dëshpëruar, pasi u serviri atyre garancinë se interesat e qytetarëve grekë do prevalonin mbi faturën që BE u kish prerë atyre për të paguar. Dhe shumë mirë bënë, se provon njeriu!
Por ja ku jemi sot, pas konstatimit që edhe Cipras i braktisi angazhimet para popullit që e votoi, sepse në fakt s’kish zgjidhje tjetër përveçse t’i nënshtrohej të njëjtit plan financiar të BE për daljen nga krriza për të mos thënë edhe me masa akoma më shtrënguese se sa ai që dy partitë tradicionale u kishin premtuar qytetarëve.
Tanimë grekët janë bërë esëll dhe sipas parashikimeve ata i janë rrikthyer mbështetjes për të djathtën, Demokracinë e Re të Miçotaqis. Ky shëmbull kaq “matanë gardhit” duhet të na bëjë edhe ne shqiptarëve të mos e humbim torruan e të mos bëjmë sikur do shpikim rrotën duke ju nënshtruar propogandës mediatike qeveritare, “se të gjithë janë njëlloj dhe s’ja vlen as të protestosh as të rrëzosh njërin e të ngresh tjetrin”.
Kështu që edhe protestat edhe rrotacioni nuk kanë pse na lodhin sidomos neve që s’kemi përshkuar as kilometrat e para të demokracisë, qysh prej momentit që e kemi pranuar këtë sistem. Po, po, edhe këtu në Shqipëri duhet t’ja mbërrijë një sahat e më parë dita që politikani t’i trëmbet qytetarit dhe ti rrijë gati-tu atij e jo e kundërta, sepse ta dinte qytetari, shqiptari, se sa frikë ka politikani para tij nuk i trembej e nuk i shitej. Ndaj ngrihu shqiptar pa menduar dy herë dhe protesto. Protesto dhe rrëzo çdo qeveri të majtë apo të djathtë që të del fjale, sepse kështu dhe vetëm kështu do të mund të ndërtojmë një demokraci të shëndetshmë në atdheun e të parëve dhe fëmijëve tanë….!

Artikulli paraprakEdita Tahiri: Rama-Thaçi-Vuçiç janë futur në skenare të rrezikshme
Artikulli tjetërRama tenton të mbyllë skandalin në Ministrinë e Financave me shkarkimin e një specialisteje