Shembja e banesave nga projekti i dyshimtë, edhe banorët “Shkozës” në protestë!

Pas banorëve të “Astirit”, ditën e sotme edhe banorët e lagjes “Shkozë” në kryeqytet janë ngritur sot në protestë, për të mbrojtur shtëpitë e tyre të cilat preken nga i njëjti projekt i dyshimtë, i Unazës së Madhe.
Aktualisht banorët janë grumbulluar pranë shkollës, menjëherë pasi kanë konstatuar se Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit në varësi të Bashkisë, ka shkuar me mjete të rënda për të shembur banesat e tyre. Në mbështetje të banorëve prezent është edhe deputeti i PD, Aldo Bumçi.
Për të njëjtin projekt për të cilin ka akuza të rënda se është korruptiv dhe klientelist, prej rreth 1 muaji janë ngritur dhe banorët e Unazës së Re duke protestuar në rrugë kundër shembjes së banesave të tyre.

protesta 8

Artikulli paraprakAjo që quhet “mafia e së nesërmes” në Itali, sot përcakton rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri!
Artikulli tjetërRevolta e banorëve të Shkozës: Hienat na kanë rrethuar! Po na grabisin ditën për diell