Sfida opozitare e “gazit lotsjellës” për largimin e “qeverisë-bandë!

Nga Qamil Gjyrezi

Aksioni opozitar në Shqipëri, arriti kulmin më 13 Prill, dhe Maji duhet të jetë fundi politik i Rilindjes! Zgjedhja e P.D.-së dhe opozitës është me njerëzit kundër një qeverie-bandë dhe kryministrit të dështuar! Ka 3 muaj që P.D., opozita e bashkuar, ish-deputetët e P.D.-së dhe opozitës, lidershipi i opozitës, mbështetësit e opozitës po përballojnë gazin lotsjellës që përdorë qeveria e dështuar, kundër shqiptarëve paqësorë që protestojnë!

Gazi lotsjellës që përdorë “narkoshteti”, dëmton protestuesit fizikisht dhe mendërisht, por mbi të gjitha i krijon një “gjëndje psikologjike” të rënduar, atyre që nuk e përballojnë!

Pavarësisht “shpifjeve politike” që bën qeveria dhe përfaqësuesit e saj për gazin e përdorur, mbështetësit e opozitës dhe në përgjithësi Lidershipi opozitar motivohen më shumë psikologjikisht, për ta cuar deri në fund qëndresën kundër qeverisë së krimit!

Sekretari i P.D.-së Gazmend Bardhi shprehej në media: “Shqiptarët e kanë ndarë mendjen, nuk ka kthim prapa! Rrezistencë”! Shiu dhe gazi lotsjellës nuk e ndalën më 13 Prill opozitën e bashkuar, Liderin Lulzim Basha dhe disa ish-deputetë të P.D.-së, për të protestuar para kryeministrisë dhe parlamentit ilegjitim!

Qëndresa e opozitës dhe mbështetësve të saj po sfidon gazin lotsjellës dhe “akuzat” e manipuluara të qeverisë së dështuar, të dirigjuara nga Edi Rama dhe ministri i tij Sandër Lleshaj! Lideri Lulzim Basha nuk e ka përdorë në asnjë protestë të opozitës “maskën” për tu mbrojtur nga gazi lotjellës!

Ky qëndrim i liderit Basha i jep të gjithë protestuesve, optimizëm, qëndresë në përballjen me shtetin neodiktatorial të rënë e të “shkërmoquar”! Sulmi i paprecedentë i policisë së shtetit me gaz lotsjellës nuk i ka trembur qytetarët dhe mbështetësit e opozitës pa maska, për të protestuar para dy institucioneve të cilat na përfqësojnë të gjithëve, por këto muaj janë të “vdekur”!

Kryeministria dhe parlamenti janë kthyer në një “situatë absurde” për një vend demokratik! 13 Prilli shënoi fundin politik të Edi Ramës dhe Rilindjes! “Tashti fjalën e ka sovrani, populli”-deklaroi Lideri Basha! Edi Rama i pati të gjitha shanset për bisedime me opozitën e bashkuar! Tashti nuk ka më asnjë hapsirë! Edi Rama kërkon siguri për të ardhmen e tij dhe marrëveshtje!

Por sovrani, populli nuk i jep më siguri! Pas fjalimit historik më 13 Prill, me shumë mesazh për të gjithë shqiptarët, Lulzim Basha i ftoi protestuesit të shkojnë para parlamentit! Qëndrimi para parlamentit është “luftë psikologjike nervash”! Sovrani, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, kurse policia e “Narkoshtetit” i përdhunon me gaz lotsjellës.

Qëndrimi i protestuesve, i Lulzim Bashës, i disa ish-deputetëve ishte dinjitoz! Basha është lideri që duhet të japi kurajo dhe optimizëm për qëndresën në protestë! Basha qëndron përballë sulmeve të policisë me gaz lotsjellës pa maskë me një shami në dorë dhe largohet i fundit kur policia lëshon gazin lotsjellës!

Ky është një tregues pozitiv për një lider dhe kryeministër të ardhshëm, tek i cili të gjithë shqiptarët besojnë për ndryshimin e madh! Kjo tregon që Lulzim Basha ka një personalitet të qëndrueshëm dhe është i pregatitur psikologjikisht dhe fizikisht për ti qeverisur shqiptarët!

Në protestë ka shumë individë që kanë probleme fizike dhe shëndetësore, por shteti i tyre i përdhunon me gaz lotsjellës, duke i dëmtuar fizikisht dhe mbi të gjitha psikologjikisht! Protestuesit pavarësisht statusit të tyre dhe gjendjes së tyre fizike, po tregojnë një qëndrushmëri të lartë, që tregon bindjen e tyre për ndryshimin e madh!

Një kryeministër, si Edi Rama që përdorë mjete dhune fizike dhe psikologjike kundër popullit të tij i ka ditët e numëruara! Edi Rama ka përdhunuar dhe fyer sovranin dhe i ka qeverisur shumë keq për 6 vite!!

Po citoj disa të dhëna, 500.000 shqiptarë të larguar, pengimi 6 vite i integrimit të vendit, rruga antikushtetuese e qeverisë, etj, i detyrojnë lidershipin e opozitës dhe mbështetësit e saj për ta cuar deri në fund këtë aksion qeveritar, pa kthim! Pavarësisht takimeve rajonale dhe ceshtjeve tona kombëtare të cilat janë në diskutim në nivel evropian nga fundi i muajit Prill me drejtuesit politik nga Shqipëria, Kosova dhe Serbia, fundi i Prillit ose fillimi i Majit do të jenë fundi politik i “narkoshtetit” dhe Edi Ramës!

P.D.-ja, opozita e bashkuar,, lidershipi i saj dhe mbështetësit opozitarë, duhet të qëndrojnë për t’i dhënë fund padrejtësisë dhe politikës së korruptuar, pavarërsisht gazit lotsjellës dhe arrestimeve që bën shteti, duke besuar në fundin e qeverisë dhe kujtuar “Lulen e Majit”! Po e mbylli shkrimin me reagimin e fortë të Liderit Lulzim Basha: “Nuk ka kompromis! Ky është fundi i qeverisë-bandë”!

Artikulli paraprak17 vjeçari po priste furgonin, si mashtron monstra, dhe si lal plehu e Kryeministria fshehën krimin, reagimi i Berishës
Artikulli tjetërPo tani Taulant?… Ish-deputeti i PD reagon pas akuzave të rreme të Ballës së PS