Kryeministri i Libanit jep dorëheqjen pas dy javë protestash

Kryeministri i Libanit Saad al-Hariri njoftoi dorëheqjen pas dy javë protestash të pashembullta kundër qeverisë me kërkesën për reforma politike.

Në një fjalim televiziv, kryeministri tha se protestat u bënë shkak që ai t’i paraqesë dorëheqjen Presidentit Michel Aoun duke thënë se ndodhej “në një rrugë pa krye”.

Dorëheqja e tij vjen pas fillimit të një lëvizjeje kryesisht paqësore dy javë më parë kundër klasës politike të konsideruar të korruptuar e të paaftë.

Më parë gjatë ditës, anti-protestues me shkopinj në duar sulmuan vendin kryesor të protestës në qendër të Beirutit, duke u vënë flakën disa tendave e shkatërruar të tjera.

Anti-protestuesit, për të cilët besohet se ishin mbështetës të grupimit Hezbollah u përleshën me protestuesit që kishin bllokuar rrugët e kryeqytetit.

Sulmi detyroi forcat e sigurisë që të vendosen në vendin e protestës për të shmangur dhunën. Protestat kanë paralizuar vendin, duke çuar në mbyllje të shkollave e bankave.

Artikulli paraprakAmbasadorja e re e SHBA flet në Senat: Duhen institucione demokratike, zgjidhje e krizës politike
Artikulli tjetërDeklarata e fortë e Yuri Kim para Senatit: Shqipëria për të ardhur keq, krim i organizuar dhe trafiqe