Sërish drogë nga Shqipëria, bllokohen 105 kg në Athinë

Policia greke sekuestroi 105 kg drogë mëngjesin e djeshëm në Athinë. Droga ishte futur nga Shqipëria, ndërsa gjatë operacionit janë vënë në pranga 4 shtetas shqiptarë dhe 4 grekë. Lënda narkotike ishte magazinuar në dy magazina në lagjen “Kolono” të kryeqytetit grek. Deri në mesditë, operacioni ende nuk kishte përfunduar dhe policia greke bën me dije se priten të tjera arrestime, pasi shumë anëtare të bandës janë ende të lirë.
Po ditën e djeshme, policia greke ka arrestuar tre shtetas shqiptare, të cilët po transportonin 16 kilogramë kanabis sativa. Mediat helenë thonë se, shqiptarët janë të moshës 20, 22 dhe 27 vjeç. Shqiptarët janë arrestuar nga Departamenti i Mbrojtjes Kufitare në Kristalopigi. Operacioni është zhvilluar në orët e para të mëngjesit në zonën e Follorinës, ku u sekuestruan tre çanta me kanabis sativa. Tre shtetasit shqiptarë u arrestuan menjëherë edhe pse tentuan t’i iknin forcave të policisë.
Përveç sasisë së drogës, policia i sekuestroi tre të rinjve shqiptarë edhe 3 telefona celularë. Mbi 27-vjeçarin Gjykata Penale e Kostuarit ka marrë vendimin për ta dënuar atë edhe për shklje të ligjit mbi emigrantët, duke e dënuar me 13 muja burg dhe me një gjobë prej 1500 euro. Policia po vijon hetimet për rastin, ndërsa dosja e tre të arrestuarve do të dërgohet në Prokurorinë e Kosturit.

Artikulli paraprakMerret peng një 24-vjeçar për 150 mijë lekë borxh
Artikulli tjetërVrau gruan e pronarit, Gjykata le në burg autorin