Merret peng një 24-vjeçar për 150 mijë lekë borxh

Një 24-vjeçar është marrë peng për 150 mijë lekë borxh. Bëhet e ditur se, babë e bir janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi kishin marrë peng një 24-vjeçar, i cili u kishte borxh. Policia bën të ditur se, ata janë arrestuar rreth orës 02:00 të mëngjesit. Pal Maletaj, 58 vjeç dhe Fatjon Maletaj, 26 vjeç, në Fushë Mëzes kanë marrë me forcë T.S., 24 vjeç, dhe në banesën e tyre kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike, me pretendimin e shlyerjes së borxhit prej 150 000 lekësh, që ai u kishte. Materialet për ta iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Artikulli paraprakMakina bën saltro e përmbyset, shpëton mrekullisht drejtuesi
Artikulli tjetërSërish drogë nga Shqipëria, bllokohen 105 kg në Athinë