Sekuestrohen 5.5 kg heroinë në Itali, kush janë 4 shqiptarët e arrestuar

Një operacion antidrogë ka çuar në pranga 4 persona, 3 prej të cilëve janë shqiptarë dhe një italian. Aksioni policor është bërë nga Guardia di Financa e Comos, Itali, pas hetimeve disa mujore. Gjatë këtij aksioni që mësohet se ka zgjatur disa orës, janë sekuestruar 5.5 kilogramë heroinë.
Droga ishte e ndarë në 10 pako me nga 500 gram secila. Në momentin që policia ka ndërhyrë, personat kanë tentuar të largohen, por janë kapur. Janë sekuestruar edhe droga të tjera si, hashash, por në pesha të vogla.
Në pranga janë vënë shqiptarët me inicialet, L. D., K. O., dhe S. B., si dhe italiani me inicialet C. M. Të gjithë janë arrestuar për trafik droge, si dhe për rezistencë ndaj policisë.
Ndërkohë, policia greke ka zbuluar një laborator të përpunimi të heroinës në Kipseli të Athinës. Pas laboratorëve në Shqipëri tani shqiptarët kanë filluar të përpunojnë drogën edhe ne vendet fqinje.
Sipas policisë greke janë arrstura dy përsona një çift shqiptar të moshës 38 dhe 37 vjeç, të cilët akuzohen për perpunimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të heroinës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 14,8 kg heroine, 334 pilula narkotike, 7.330 euro, një revolver dhe një numër I madh telefonash telefona celularë.

Artikulli paraprakNeymar bëhet “pishman”, dëshiron të rikthehet te Barcelona
Artikulli tjetërMeta: SHISH të luftojë krimin e organizuar, ka bërë më shumë në të kaluarën