Sehiri kriminal i Qeverisë

Nga Bardh SPAHIA

Nuk ka gje me te rende, se te besh sehir, kur sheh se si profesioniste te dedikuar, si mjeket e infermieret vijojne te largohen nga Shqiperia. Eshte nje hemoragji e rrezikshme, qe konstatohet e shtuar te pakten prej tre vitesh.

Eshte skandaloze indiferenca e ministrise se shendetesise se pari, qe duhet te hartoje me urgjence politika stimuluese per keta profesioniste e akoma me shume e kryeministrit i cili me paaftesine e tij eshte shkaktari kryesor i kesaj situate, e qe normalisht duhet ta shohe fenomenin si emergjence kombetare.

Gjermania qe konstaton mungesa ne sherbimin e vet shendetesor, reagon menjehere e me masa konkrete, kurse qeveria jone e paafte dhe kusare as e ve ujin ne zjarr, kur sheh se si profesionistet e mbetur, nen peshen e mbingarkeses ne sherbimin shendetesor, kushtet skandaloze, mungesat e tmerrshme ne medikamente, paisje e materiale mjekesore, dhe pagen ende teper modeste ne raport me punen, rreziqet, stresin e sakrificat, po investohen per t’u larguar nga vendi!

Te besh sehir ne kete situate eshte me se paku kriminale! Vemendja vetem per PPP-te korruptive ne shendetesi eshte shenje papergjegjshmerie makabre! Largimi sa me pare i kesaj qeverie pervecse ceshtje “xhepi” per shqiptaret eshte tashme edhe ceshtje shendeti e jete! #EdiRamaShporru

Artikulli paraprakNuk ngopen, 49 miliardë lekë tendera për Fushën vetëm nga Bashkia, ja ku shkojnë paratë e taksapaguesve
Artikulli tjetërJa si udhëton Kryeministri suedez, reagon Ambasada: S’guxon kush të paguajë as taksinë me paratë e shtetit