Samiti i Diasporës në Lezhë, vjedhja e radhës e Edi Ramës!

Nga Naim HASANI

A e ka luksin Shqipëria të organizoje një Samit të dytë të Diasporës, kësaj here në Lezhe, kur i pari ishte thjesht një propagandë dhe hedhje pluhur sysh, për të ju reklamuar shqiptarëve një Shqipëri imagjinare, që nuk ka lidhje fare më realitetin ne të cilin ndodhet vendi.
Në një kohe kur shumica dërrmuese e shqiptarëve dëshiron të largohet nga Shqipëria në këto momente dhe të bëhet diasporë, çfarë të mire sjell ky samit, apo “Rilindjes” i kanë shteruar të gjitha idetë dhe tani nga Lezha do të shpallë një emër të ri “Besëlidhje”???
Perse po harxhohen gjithë ato fonde nga buxheti i shtetit për një “samit” luksi që nuk do të ju sjellë asnjë dobi shqiptarëve.
Sikur këto fonde plotësisht të panevojshme të shkonin për të plotësuar kushtet e jetesës së studentëve “ngelës” apo “shpellarë” do ishte shërbimi më i mirë që do të ndihmonte në plotësimin e kërkesave të tyre legjitime dhe të patjetërsueshme.
Të bësh një samit fasadë, plotësisht të panevojshëm, do të thotë të jesh një shtet ku luksi nuk të mungon, kur populli varfërohet çdo ditë , lëngon e thjesht dëshiron i tëri të refugjatizohet sikur Shqipëria të ishte në luftë imagjinare.
Një fond shtesë prej 67milionë lekësh (të reja) kur nuk dihet fondi total i akorduar për këtë samit të “Besëlidhjes” së dytë “Rilindase” është luks i jashtëzakonshëm që i ka hije vetëm pushtetit aktual në Shqipëri.

Opinioni publik në Shqipëri dhe diasporë kudo që ndodhet ka të drejtë të dijë sa është fondi total i akorduar për këtë samit, ku do të shpenzohen, për çfarë qëllimi dhe çfarë përfitimi do të kenë taksapaguesit shqiptarë nga kjo “rrjedhje” e jashtëzakonshme e buxhetit të shtetit.
Fondi rezervë le të përdoret për studentët dhe të varfrit e panumërt në Shqipëri. Diaspora as nuk jeton dhe as nuk ka nevojë për një “samit” nga i cili do harxhohen fonde lumë për fasadën “Rilindje” dhe fushatën e pritshme elektorale në Shqipëri.
Propaganda është shpirti i Rilindjes. Të përfshish emrin e Diasporës në fasadën unike Rilindase është provë e qartë se ku ka mbërritur Shqipëria, ku njeri merr miliona vetëm nga karrigia dhe tjetri vdes për bukën e gojës e ku edhe doktori i mjekësisë falas i thotë vdis se nuk paske leke!
Për më shumë gjykoni vetë vëllezër e motra në diasporë dhe ju vëllezër e motra në Shqipëri që për 3 ditë do ngopeni në televizion me fjalën “Samit” e jo “Simit”!!
Diaspora të harroje “samitin” dhe të përkrahë me forcë studentët në protestë e t’i përgjigjet thirrjes
“E DUAM SHQIPERINE SI GJITHË EUROPA”!! # Shqipëria Ngrihet!
Autori është kreu i degës së PD, Britani e Madhe

50255653 278732769478720 1534580016585637888 n

Artikulli paraprakPsikopati vetëshpallet edhe ministër i Jashëtm!
Artikulli tjetërMagnezi lufton depresionin më mirë se antidepresantët