Sali Berisha paska qenë dje në Mamurras!

Nga Indrit Vokshi

Zona e Mamurrasit ka 30 vjet pa ujësjellës. Edhe pse është zonë ujëmbajtëse. Ky bosi prej 1991, ka caktuar 6 kandidatë për bashki, 6 për deputetë, ka drejtuar qeverinë 3 mandate, 1 si president, 2 si kryeministër, pra plot 12 vjet. Por Mamurrasi përsëri pa ujësjellës. Pa elementin bazë të civilizimit.

Ka bërë 13 fushata elektorale, gjithmonë të njejtat fjalë; Ne do të kështu.. Ne do të ashtu.. Fitoooreeee!

Në fund, asgjë, përsëri pa ujësjellës.

Edhe mirë që nuk ia tregojnë se ska ujësjellës, se do bërtasë: “Edi Rama i droges la Mamurrasin demokratik pa ujë”.

Do i detyrojë të kafshojnë buzën, se nuk munden t’ia thonë troç: “E le ti bashkë më Ramën e me Nanon e me Metën”.

Ai që do ia thoshte ketë, do shpallej i pabesë dhe bukshkelës (se ujëshkelës jo, se ska ujë).

30 vjet pasi ka nisur kjo sagë, pasi Mamurrasin e bëri të famshëm si vend të dhunës, duke deklaruar se me 40 mamurrzakë rrëzoj qeverinë (sigurisht me 40, se 90% e popullit ishin në punët dhe hallet e tyre), po vazhdon e njejta politikë. I njejti format, i njejti model.

Mendohet: këta janë me ne, nuk na ikin, mund t’i përdorim si të duam. Edhe ketë nuk na ikn, nuk e kanë të saktë, pasi njerëzit u kanë ikur, disa jashtështetit, disa pas punëve të tyre.

Pyetja është: a do ndërtojë kush ujësjellës? Se nuk ka ndërmend askush në Mamurras të imitojë atë gruan nga Berati: “Nuk duam as ujë, as buk, as drita, vetëm udhëheqja të jetë mirë..”

E di që ka njerëz të cilët nuk duan ujë, vetëm udhëheqësi të jetë mirë. E di që se kanë problem se një ditë do mbeten edhe pa ujë, edhe pa udhëheqës. Po flas për njerëzit të cilët duan një standart jetese.

Si munden të lënë pa ujësjellës një zonë me 24.000 banorë..! Vetëm takëmi i këtyre e bën.

Artikulli paraprakKreu i degës së PD Britani e Madhe, Naim Hasani: Votoni nr.9 dhe kandidatët e PD. Basha kryeministër në 2025!
Artikulli tjetërAlibeaj: PD rrezikoi të kthehej në bunker anti-amerikan