Rusia dhe Izraeli mes gjeopolitikës, diplomacisë dhe konfliktit

Rreth dy vite më parë festohej në Moskë 25 vjetori i rihapjes së kanaleve diplomatike midis Rusisë dhe Izraelit, të ndërprera në vijim të agresionit parandalues të ushtrisë sioniste ndaj shteteve kufitare në 1967. Me këtë rast, Presidenti Vladimir Putin i dhuroi Tel Avivit një tank izraelian të kapur në Bejrut në vitin 1982 ngs ushtria siriane dhe i ruajtur në një muze ushtarak të kryeqytetit rus.
Më 9 maj të këtij viti, me rastin e paradës së organizuar për Ditën e Fitores, pavarësisht divergjencave të thella në kontekstin e konfliktit sirian, edhe një herë akoma, Putini ka zgjedhur të ftojë në Moskë Kryeministrin izraelian Benjamin Netanyahu, duke alarmuar ata që kanë parë në këtë lëvizje shenjën e një “shkëputjeje” progresive ruse nga Irani dhe nga i ashtuquajturi Aks i Rezistencës. Pakashumë një vit më parë, një tjetër lëvizje ruse shkaktoi të njëjtat frikëra. Bëhej fjalë për disponueshmërinë e njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet i “shtetit hebre”. Alarmi i supozuar u shuajt menjëherë kur ndonjë analist më i vëmendshëm bëri me dije se në komunikatë shprehej vullneti për ta njohur Jeruzalemin Perëndimor si kryeqytet dhe jo Qytetin e Shenjtë në tërësinë e tij. Kështu, më shumë sesa një lëshim ndaj sionizmit dhe ëndrrës së tij për ta parë Jeruzalemin “kryeqytet të pandashëm të shtetit hebre”, aksioni rus interpretohej si një paralajmërim për të mos shkuar përtej së lejuarës. Dhe, në fakt, nga fillimi i operacioneve ushtarake ruse në Siri, që falë përpjekjes së përbashkët me forcat qeveritare dhe milicitë e tij, Iranin dhe Hizballahun, kanë përmbysur fatet e konfliktit, duke hapur rrugën drejt ndërtimit të botës multipolare dhe sanksionuar dëshimin e luftës me rrjet hibrid të Perëndimit, roli i diplomacisë ruse ka qenë në thelb ai i mbajtjes nën fre, pothuajse në një ripropozim të rolit perandorak “katekontik”, tentativat e përsëritura sioniste për të përcaktuar një egërsi luftarake në shkallë të gjerë dhe me rezultate potencialisht shkatërrimtare të atij që është tashmë një konflikt botëror i lokalizuar në një dimension të reduktuar hapësinor. Le të shukohet në numrin e aktorëve të përfshirë tashmë në konflikt: Rusi, Iran, forca qeveritare dhe Hizballah nga njëra anë; Izrael, Arabi Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania e Madhe nga ana tjetër (me Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe dhe Francën deri të pranishme në mënyrë të paligjshme në terren ku kanë zëvendësuar në fakt Shtetin Islamik pas rënies së tij) dhe e Turqinë që lëkundet në mënyrë të rrezikshme midis dy rreshtimeve.

Për sa e rrezikshme, strategjia ruse rezulton në fakt jashtëzakonisht pragmatiste. Moska nuk ka asnjë interes që t’i trazojë më tej shpirtërat. E forcuar nga hegjemonia e rifituar ushtarake në rajon, duke mos ju përgjigjur direkt sulmeve izraeliane në Siri, i jep thjesht një valvul shfryrëse Tel Avivit, që përveçse shkëput vëmendjen publike nga rastet e korrupsionit që përfshijnë ekzekutivin në fuqi, kërkon të riafirmojë në mënyrë mjaft kaotike (të shikohet prezantimi dështak i dosjes bërthamore iraniane nga Netanyahu) një supremaci tashmë të humbur. Ndërkohë, Moska kërkon të shmangë që provokimet e vazhdueshme të sionizmit, i teorrizuar nga prania e Gardës Revolucionare në kufijtë e saj, të shkaktojnë një reagim real nga ana e Iranit.
Lidhur me këtë deklarimet e diplomatit rus Leonid Frolov, të përcjella nga gazeta Times of Israel, mbi një mbështetje të supozuar të Moskës ndaj Izraelit në rast sulmi Iranian, jan mjaft elokuente pot ë kihet parasysh se Irani, nga 1979 deri më sot, nuk ka sulmuar askënd, por shpesh ka qenë viktimë agresionesh. Në fakt, ndërhyrja në Siri ka vendosur raporte force në rajon që Izraeli nuk ka arritur akoma t’i pranojë. Superioriteti i tij ajror është vënë haptazi në diskutim nga ndërlidhja teknike midis sistemeve të rikonjicionit ajror rus dhe sirian. Sulmet izraeliane, të paraqitura triumfalisht nga shtypi ndërkombëtar, në realitetin e fakteve kanë prodhuar rezultate pak efikase në panoramën komplesive të konfliktit: jo i fundit, sulmi raketor i ndodhur njëkohësisht me praninë e Netanyahu në Moskë dhe në pjesën më të madhe i shmangur falë mbështetjes teknike të radarëve rusë. Një bashkëpunim që i ka dhënë frutet e tij edhe në rastin e agresionit perëndimor në përgjigje te sulmit kimik të supozuar (dhe më pas i rezultuar joekzistent) të forcave qeveritare në momentin në të cilin xhepi xhihadist i Ghoutta pritej të kapitullonte.
Mjetet perëndimore të informimit, edhe me qëllimin e saktë për të vënë në krizë aksin gjeopolitik midis Moskës dhe Teheranit (shtyllë e multipolaritetit sipas perspektivës së filozofit rus Aleksandr Dugin), shpesh kanë tentuar që ta vënë në diskutim rolin e Rusisë në Siri, duke nënvizuar një përbashkësi të supozuar qëllimesh me Izraelin apo të paktën një sasi të tepruar komunikimesh direkte midis Moskës dhe Tel Avivit. Një e dhënë është e pamohueshme, duke parë se vetëm në 2017 Netanyahu ka shkuar në Moskë 4 herë, por që nuk mban në konsideratë rezultatet e dobëta të arritura nga kryeministri izraelian në këto takime. Netanyahu jo vetëm që nuk ka arritur ta ndajë Moskën nga Teherani (gjë që do të kishte pak kuptim pot ë shikosh se Irani është blerësi kryesor i teknologjisë ushtarake nga Rusia), por nuk ka arritur të sigurojë as krijimin e një zone kushinetë të çmilitarizuar në jugun e Sirisë (në afërsi me Lartësitë Golan nën pushtimin izraelian) ku Rusia ka dislokuar rreth 800 efektivë, në pjesën më të madhe me prejardhje kaukaziane dhe, për pasojë, të fesë myslimane. Një barrier që i ka penguar reparteve speciale të IDF-së operacione jashtëkufirit me objektiv furnizimin me armë, pajime dhe të dhëna inteligjence për grupet rebele. Nuk është rastësi që Ministri izraelian i Mbrojtjes Moshe “Bogie” Yaalon ka deklaruar: “Preferojmë ISIS-in në kufijtë tanë”.
Kështu, Rusia dhe Izraeli vazhdojnë të qëndrojnë në anët e kundërta të frontit. Jo vetëm kaq, studiuesi me origjinë marokene Youssef Hindi, në një artikull me titull Rusia, Europa dhe Orienti: Strategjia e dyfishtë e perandorisë për të gjunjëzuar Moskën ka theksuar tezën se Rusia dhe Irani në Siri nuk po luftojnë imperializmin amerikan, por atë hebraik. Ajo që është e qartë është se objektivat ruse dhe izraeliane në periudhën afatgjatë janë totalisht divergjentë: stabilizimi i zonës dhe ndërtimi i unitetit euraziatik tek njëri; ekspansioni në dëm të vendeve kufitare dhe ruajtja e rolit të hipostasit perëndimor në Lindjen e Afërme tek tjetri.

Megjithatë, do të ishte po aq e pamendueshme të mohohej ekzistenca e një raporti direct diplomatic mMoskë – Tel Aviv. Vëllimi i përgjithshëm i raporteve tregëtare midis dy vendeve shkon në rreth 2.5 miliard dollarë. Kësaj i shtohet fakti që në Izrael jetojnë mbi 1 milion qytetarë me origjinë ruse (thuajse 20% e popullsisë). Një rezultat i politikës së keqe të administratës Vlinton që në vitet ’90 e shekullit të kaluar garantoi një financim prej mbi 10 miliard dollarësh për të rivendosur në Izrael emigrantët hebraikë të ardhur nga ish republikat sovjetike. Emigrantë që në pjesën më të madhe shkuan për të rritur bazën elektorale të krahut intransigjent të sionizmit dhe në mënyrë të veçantë Partinë Israel Beitenu e Avigdor Lieberman, i ardhur nga Moldavia.
Izraeli nuk i është vënë asnjëherë haptazi kundër Moskës. Në më shumë se një rast, Netanyahu e ka theksuar rolin e Rusisë dhe nevojën për të lidhur me të raporte gjithnjë e më të qëndrueshme për arësye sigurie. Në këtë optikë futej edhe abstenimi izraelian ndaj votës së Kombeve të Bashkuara për dënimin e aneksionit rust ë Krimesë në vijim të grushtit të shtetit atlantik në Ukrainë. Por pavarësisht idilit të supozuar, është gjithashtu e vërtetë që Izraeli u është kundërvënë të gjithë aleatëve rajonalë të Rusisë, si sot, ashtu edhe në epokën sovjetike, dhe strategjia e të cilit nuk është shkëputur kurrë nga ajo amerikane.
Siç është e njohur, Izraeli kontribuoi në mënyrë vendimtare, me CIA-n dhe nëpërmjet regjimit islamist pakistanez të Gjeneralit Zia ul-Haq, në armatimin e guerriljes në Afganistan, gjë që e rrënoi ekonominë sovjetike. Një ngjarje mjaft paradoksale nëqoftëse kihte parasysh fakti se qe pikërisht Bashkimi Sovjetik mbështetësi kryesor i krijimit të Izraelit në gjysmën e dytë e viteve ’40, kur Stalini, i mashtruar nga karakteri socialist i sionizmit, nga deklarimet e Gjermanisë nacional – socialiste në mbështetje të kauzës arabe gjatë konfliktit botëror dhe nga operacionet e bandave sioniste kundër britanikëve, edhe prej influencës së ambasadorit sovjetik në Uashington, Andreij Gromiko, në raporte të shkëlqyera me Agjencinë Hebraike, krijoi iluzionin se mund ta përdorte Izraelin si instrument gjeopolitik në prizmin antiperëndimor.
Në momentin në të cilin konflikti i 1948 u ndërpre nga armëpushimi i parë, në vështirësi të dukshme pavarësisht superioritetit numerik në terren dhe inaktivitetit total të 5 nga 7 ushtritë arabe të përfshira, duke shkelur rregullat e vendosura nga Ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara (Konti Folke Bernadotte, më pas i vrarë pikërisht nga sionistët), shtuan radhët e tyre dhe përfituan sasira të mëdha armatimesh nëpërmjet Çekosllovakisë. Bashkimi Sovjetik qe vendi i parë që njohu Izraelin. Një gabim që i kushtoi shtrenjtë Stalinit dhe më në përgjithësi Bashkimit Sovjetik pot ë kihet parasysh faktin që Izraeli ka bërë luftë me çdo aleat sovjetik në zonë qysh nga viti 1956 me agresionin ndaj Egjiptit në vijim të marrëveshjes së fshehtë të Sèvres me Francën dhe Britaninë e Madhe, që deri impononte një ultimatum ndaj një vendi të sulmuar dhe jo ndaj sulmuesit. Një strategji që ka vazhduar ndër vite deri në tentativën e parë e destabilizimit të Sirisë me rebelimin, të mbështetur nga CIA dhe Mossadi, e Vëllazërisë myslimane në Hama më 1982 dhe i shtypur egërsisht nga Hafez al-Asad.
Sot, pavarësisht ambiguitetit të keqfshehur sionist, në më shumë se një rast. Rusia ka afirmuar hapur dhe e ka garantuar Izraelin të drejtën e Izraelit për siguri. Vetë Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov e ka deklaruar shpesh jooportunitetin e çdo preokupimi të mëtejshëm lidhur me të. Megjithatë, një njohje e tillë i nënshtrohet njohjes izraeliane të interesave ruse në rajon dhe interesi rus është thelbësisht ai i stabilitetit të zonës dhe refuzimi i prerë ndaj çdo destabilizimi të mëtejshëm që mund ta kompromentonte pashmangshmërisht projektimin e tij gjeopolitik në perspektivë. Në radhë të parë, realizimin e një gazsjellësi futurist që duke u nisur nga rajoni i Krasnoyarsk do të tranzitojë drejt perëndimit, duke përfshirë Iranin, Turqinë e Sirinë, mbi 60 miliard metra kub gaz në brigjet lindore të Mesdheut. Projekt në kontrast të dukshëm me atë East-Med të prirur që të shfrytëzojë vendburimet e gazit të Mesdheut lindor dhe në reduktimin e varësisë europiane nga gazi rus që rrezikon të shpërthejë në casus belli e radhës midis Izraelit dhe Libanit tani që Aleanca e 8 marsit e drejtuar nga Hizballahu ka fituar shumicën e vendeve në parlament në zgjedhjet e ditëve të fundit.
Në kundërshtim total me konceptin klasik të frenimit të prirur për ta penguar një armik të bëjë keq në territorin tënd, Izraeli e fton “armikun” që të abstenojë nga bërja e diçkaje në territorin e tij (ndërtim të supozuar fabrikash për pajisje ushtarake) apo deri nga shfrytëzimi i resurseve natyrore (dënim i vendimit libanez për të mbajtur një tender ndërkombëtar lidhur me caktimin e të drejtës së eksplorimit në vendburimet e supozuara të gazit brenda ujërave të tij territorial, por në kufi me ato izraeliane). Një ide frenimi që rezulton krejtësisht e privuar nga baza historike apo nga çfarëdo legjitimiteti në planin e së drejtës ndërkombëtare, por me të cilin opinioni publik perëndimor është mësuar prej vitesh luftëra të maskuara si aksione “policie globale”.

Ekziston edhe një dimension tjetër i këtij konflikti, për më tepër i injoruar nga analistët e gjeopolitikës dhe drejtpërsëdrejti i lidhur me funksionin tashmë të përmendur “katekontik” të Rusisë. Në një tekst të shkruar në frëngjisht të vitit 1985 dhe të titulluar Prophètes et visionnaires de Russie, shumë përpara rënies së Bashkimit Sovjetik, shkrimtari rus Aleksandr Volskij haste një tendencë të përhapur midis popullit të tij për të rizbuluar praktikën e ortodoksisë. Në të njëjtën kohë individualizonte një raport të drejtpërdrejtë midis së ardhmes shportërore të Rusisë dhe disa profecive të fundshekullit të XIX-të që tregonin tek Rusia bastionin e vetëm të vërtetë të kristianizmit që Zoti nuk do ta linte kurrë të shkatërrohej krejtësisht.
Kjo forcë katekontike po vjen e po shfaqet hapur si fre ndaj vetëasgjësimit të njerëzimit: atij që Martin Heidegger e quante Selbstvernichtung, vetëshkatërrimi i asaj që shkatërron. Domethënë, mundësia e një konflagracioni bërthamor i përcaktuar nga lakmia e atij populli rrënjëdalë (esenca e vetë modernizimit) që duke u rrënjosur sërish nuk ka prodhuar gjë tjetër veçse një imitim të thjeshtë të modeleve perëndimore, duke përmbysur ndërkohë vetë tiparet e tij kombëtare.
(nga Geopoliticus)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Artikulli paraprak5 analiza gjaku që duhet t’i bëni gjatë moshës 50-vjeçare
Artikulli tjetërDvorani kaloi vettingun prej lidhjeve me Agron Xhafën dhe Balilin, tre shtëpi në konflikt interesi