Rritja e rasteve me Covid-19, Basha: Sa herë flitet për situatën Rama zhduket, Qeveria të bëjë transparence…

Kryetari i PD Lulzim Basha, i ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’ tha se, numri i të intubuarve dhe të infektuarve është rritur në vendin tonë si pasojë e Covid-19.

Basha tha se, nëse do ishte kryeministër, do të bënte transparent çdo plan që të kishte për të përballuar pandeminë.

Ai shtoi se Rama, duhet t’iu thotë shqiptarëve të vërtetën mbi situatën.

“Qeveria duhet të bëjë atë që ja kemi kërkuar. Me daljen 5 herë në ditë në TV, ngjallte terror dhe frikë. Sa herë flitet për situatën Rama zhduket.

Si kryetar i opozitës flas, nëse do isha në krye të qeverisë, do bëja transparent planet”, tha Basha.

Më tej, lideri demokrat tha se, kryeministri Rama të tregojë si është situata e kapaciteteve në spitale, ndërsa theksoi se i ka kërkuar qeverisë prej kohësh se cili është plani kontingjent për të përballuar këtë situatë.

“Kryeministri mos të fshihet më, por të dalë e t’iu thotë shqiptarëve cilat janë planet e qeverisë. Unë jam partizan i marrjes së masave për shëndetin e njerëzve.

Duhet të dimë gjendjen reale të përhapjes së virusit. Janë spitalet, fasonet. Duhet të marrin masa të mbrojnë vijën e parë. Të mbrohen mjekët. Një mjek u nda nga jeta. Unë e kam njohur dhe personalisht. Sot kemi të tjera raste”, tha Basha.

Çani: Nëse do te ishe kryeminister sot a do ta riktheje karantinen?

Basha: Çeshtja nuk shtrohet kaq thjesht. E para dhe kryesorja ne kete moment qeveria duhet te beje ate qe i kemi kerkuar qe para tre muajsh. Te na tregoje çfare plani emergjence ka per t’u perballur me kete qe qartesisht eshte vale, nese mund ta quajme vale e dyte, pas tre muaj sakrifice. Me dalje 5 here ne dite ne TV dhe 10 here ne dite ne Facebook, nganjehere me fjalor te papranueshem, qe ngjallte terror dhe frike sesa informonte njerezit. Tani shikoni pak komunikimin qeveritar apo te vete Kryeministrit sa here flet per situaten, zhduket.

Situata eshte shume e rende prandaj gjeja e pare qe kerkohet, dhe nese do te isha ne qeveri, do te beja transparence se çfare plani ka qeveria tani; sa stoke tamponi kemi tani; si eshte situata sa i perket kapaciteteve spitalore; cila eshte strategjia e testimit per tu marre me kete faze te avancuar te infeksioni; çfare plani kemi nese kjo vazhdon apo akoma me keq perkeqesohet; çfare pakete tjeter kemi per te ndihmuar ekonomine e cila dy paketat e para jo vetem qe nuk eshte ndihmuar por ka shkuar me thelle ne grope. Pra, tani eshte koha qe qeveria te mos fshihet, kryeministri te mos fshihet, por te dale dhe t’u thote shqiptareve me kete situate ku ndodhemi sot cilat jane planet e qeverise per t’u perballur.

Çani: Ajo qe me intereson mua dhe publikut eshte se ti nuk je partizan i rikthimit te karantines apo jo?

Basha: Une jam partizan i marrjes se masave per te mbrojtur shendetin e njeriut dhe per te mbrojtu ekonomine. Ne sot duhet te dime ne radhe te pare cila eshte gjendja reale e spitalit. E dini ju qe vatrat kryesore e perhapjes se Covid jane spitalet?! E dini. Cilat jane vatrat e dyta?! Fasonet. Çfare ka ndodhur?! Diçka qe e kemi paralajmeruar prej javes se pare. Merrni masa per te mbrojtur vijen e pare.

Ju e dini u nda nga jeta doktor Arjan Pushi para disa ditesh, nje nga mjeket me.te nderuar, une e kam njohur personalisht. Kemi sot te tjera raste qe nje mjek dhe nje infermiere jane infektuar. Pra, vija e pare dhe e fundit mbrojtese qe jane mjeket, infermieret, personeli shendetesor, shoferet e ambulancave; kjo eshte e para. E dyta duhet urgjentisht te merren masa sa i perket tamponimit dhe analizave, sepse edhe sot mesa pash nga komunikata, ishin duke 380 teste. Jane te pamjaftueshme ne kete situate. Ndersa apeli qe kam per qytetaret eshte te mos e nenvleftesojne kete situate. Maska ne ambiente te mbyllura, ne afersi me njerezit.

Artikulli paraprakAnija po mbytet, Ramën e lë edhe Nazarko tjetër: Dështoi…
Artikulli tjetërBasha: Rama nuk ka asnjë shans të shtyjë zgjedhjet!