Rritet sërish numri i të prekurve me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit Shqipëria ka regjistruar 12 raste të reja me kòronavirus. Në total, numri i të ínfektuarve ka arritur në 868, ndërkohë që 187 janë raste aktive në vend.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët të fundit janë testuar 170 qytetarë të dyshuar si të prekur me Còvid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë, kontakte të rasteve të mëparshme.

Shpërndarja e të prekurve me COVID19 është si vijon: 8 raste në Tiranë, 2 në Kamëz, 1 në Krujë dhe 1 në Fier. Të shëruar janë 23 qytetarë.

Gjatë ditëve të fundit kemi një përmirësim të situatës edhe në spítale. Aktualisht në dy spítalet CÒVID, në spítalin infektiv dhe spítalin “Shefqet Ndroqi”, janë të shtruar 29 pacíentë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi íntensive, dhe prej më shumë se 10 ditësh nuk kemi asnjë hùmbje jete.

Që nga fillimi i epídemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me CÒVID-19 në të gjithë vendin 868 qytetarë. Prej tyre 650 qytetarë ose rreth 75% janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 187 persona aktivë me CÒVID-19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz.

Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Còvid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes. Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 87

Krujë 58

Shkodër 16

Kamëz 11

Fier 5

Kurbin 3

Elbasan 3

Mirditë 1

Berat 1

Durrës 1

Korçë 1

Artikulli paraprakPD nxjerr provat zyrtare: Në Ministrinë e Shëndetësisë u dogjën dokumente pas denoncimit të tenderave sekretë
Artikulli tjetërShtrimi dhe rishtrimi i rrugëve në Durrës, mekanizmi i preferuar për vjedhje të fondeve publike