Shtrimi dhe rishtrimi i rrugëve në Durrës, mekanizmi i preferuar për vjedhje të fondeve publike

Ferdinand XHAFERRAJ

Durrësi është një qytet unik në Shqipëri ku bëhen bashkë mundësitë për të zhvilluar transportin, turizmin dhe tregëtinë. Pra, Durrësi e ka të gjithë potencialin për të përmbushur më së miri nevojat për punësim të qytetarëve, por e ka të pamundur të përmbushë lakminë e tejskashme të pushtetarëve. Fatkeqësisht, është kthyer në rutinë “shtrimi – prishja – rishtrimi” i segmenteve të rrugëve në qytet. Frustrimi i Durrsakëve nuk ka të sosur kur rruga për në plazh është shtruar e rishtruar katër herë që nga viti 2005. Për më keq, cdo prishje e rishtrim nuk sjell asnjë përmirësim. Nisur nga fondet e shpenzuara për këtë segment, herë me palma e herë pa palma, mund të konsiderohet shëmbulli më flagrant i korrupsionit.

Më tej, bulevardi kryesor “Dyrrah” është prishur për t’u rishtruar për të katërtën herë brënda shtatë viteve. Kujtojmë se në vitin 2012 shpenzuam një fond prej 137 mln lekë për rikonstruksionin e parë. Shpenzuam përsëri e përsëri për rikonstruksionin e dytë e të tretë në vitet 2013 e 2016. Por, një vit më parë e rikontruktuam nga e para me një fond prej 67 mln lekë.

Më së fundi po punohet për të rishtruar vetëm një segment të rrugës “Taulantia” në Vollga. Bashkia po investon 15 mln lekë për vetëm 700 metra rrugë. Por, për këtë segment që nga viti 1995 është ndërhyrë plot pesë herë.

Të gjithë duam që përfaqësues të Bashkisë të na shpjegojnë pse investimet e mëparshme, të bëra nga e njëjta Bashki, dalin cdo dy vjet të pavlefshme. Të gjithë jemi kuriozë të na shpjegojnë pse qyteti është në cdo moment në rindërtim, por Durrsakët s’kanë ndjerë asnjë përmirësim. Pra, të gjitha investimeve në Bashkinë e Durrësit u ka munguar vizioni e cilësia dhe i ka bërë bashkë vetëm lakmia. Dega e Partisë Demokratike, Durrës po përgatit dosjen për ta cuar për ndjekje penale me shpresën që SPAK do reagojë PAK. Me respekt,
Ferdinandi.

Artikulli paraprakRritet sërish numri i të prekurve me Covid-19
Artikulli tjetërStudimi: 93.3% e qyetarëve nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria, Teliti: Me Ramën, të fundit në rajon