Rritet numri i sipërmarrjeve që kalojnë në statusin pasiv

Edhe pse flitet shumë për lehtësi të procedurave dhe krijimin e një klime të favorshme për sipërmarrjen, duket se situata në terren nuk është e njëjtë. Burime nga Ministria e Financave konfirmojnë, se vetëm për periudhën janar-mars 2017, janë 4% e bizneseve në të gjithë vendin kanë ndryshuar përgjegjësi tatimore duke kaluar në pasivë, ose kanë bërë kërkesë për çregjistrim. Referuar këtyre të dhënave, rrethet që kanë dhe numrin më të madh të bizneseve që kanë ndryshuar përgjegjësi tatimore janë Vlora me 17% dhe Korça me 15%. Më pas vijnë rrethet si Berati me 7%,  Fieri me 6%, Gjirokastra me 5%, Tirana me 4%, ndërsa Durrësi dhe Elbasani me 2%. Por nisur nga statistikat zyrtare gjatë viti 2016 pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit janë regjistruar 32 478 biznese të reja. Duke analizuar këto të dhëna rezulton se edhe pse numri i kërkesave për mbyllje të aktiviteteve është i konsiderueshëm, përsëri numri i bizneseve që hapen është i lartë. Kështu, edhe aksioni ndaj informalitetit ka dhënë një efekt në këtë proces, ku shumë biznese, të cilat kishin detyrime të papaguara nga administrata tatimore kanë bërë kërkesë për t’i mbyllur, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia të jenë hapur nën emra të tjerë.

Artikulli paraprakA u manipulua referendumi në Turqi?
Artikulli tjetërTaksat e larta pengojnë shërbimin “low cost” në Shqipëri