Rritet konsumi i karburanteve

Konsumi i karburanteve gjatë muajve të parë të këtij viti është rritur. Sipas statistikave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, për këtë periudhën 5-mujore janë hedhur për konsum 231 908 tonë karburant, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të viti më parë ishin 195 677 tonë. Pra, sipas këtyre të dhënave rezulton se gjatë këtij viti janë hedhur për konsum mbi 18 231 tonë karburante. Duke qenë se ky vit përkoi me zgjedhjet parlamentare, mund të analizojmë edhe faktin se fushata elektorale ka ndikuar në konsum. Por edhe rritja e nivelit të investimeve publike gjatë kësaj periudhe mund të komentohet si një mundësi më e madhe konsumi karburanti. Referuar të dhënave nga Doganat nuk ka një ndarje se sa është sasia e importuar e karburanteve dhe sa është prodhim vendas. Por, po të analizojnë rritjen për importin e karburanteve se çfarë mund të ketë ndikuar te ulja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare. Kjo mundësi mund të jetë shfrytëzuar nga importuesit për të rritur depozitat në vend për të përfituar nga çmimi i ulët në blerje. Megjithatë kjo është një shenjë e mirë për ekonominë vendase, pasi presupozohet se është rritur konsumi, por edhe për buxhetin e shtetit pasi të ardhurat nga zhdoganimi i mallrave me akcizë zënë një vend të rëndësishëm në të ardhurat e përgjithshme të administratës doganore.

Artikulli paraprakGjermania fiton trofeun e parë
Artikulli tjetër“The Economist”: Si po vriten shqiptarët nga importimi i ndotjeve