Rritet frikshëm numri i aksidenteve në Gjirokastër

Në Gjirokastër është shtuar ndjeshëm numri i aksidenteve. Policia Rrugore jep alarmin dhe kërkon nga drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Janë dëshmi të aksidenteve të fundit në rajonin e Gjirokastrës. Pesë jetë u shuan vetëm në dy muajt e fundit. Shumë aksidente të tjera për fat pa pasoja të rënda kanë ndodhur. Po brenda kësaj periudhe policia ka hequr 600 leje drejtimi.
Shefi i Policisë së Qarkullimit thotë se drejtuesit e mjeteve nuk respektojnë rregullat. Një ndër shkaqet kryesore të ngjarjeve të rënda janë telefonat celularë. Shifrat flasin për rritje të aksidenteve në vitin 2017. Rruga Tepelenë – Kakavijë është edhe më problematike
Referuar raporteve zyrtare, 113 aksidente ndodhen në vitin 2015 dhe 80 aksidente në 2016. Por edhe pse ka më pak aksidente viti 2016 krahasuar me 2015 numri i viktimave është më i lartë, 13 viktima në 2016 dhe 8 viktima në 2015. Kurse vetëm në dy muaj të vitit 2017 numëron 5 viktima.

Artikulli paraprakMësuesja dhe burri i saj rrahin nxënësit, policia nuk ndërhyn
Artikulli tjetërNjë javë pas zjarrit në Bibliotekën Kombëtare, asnjë bilanc për librat e djegur