Rritet bilanci i të prekurve me koronavirus në Shkodër

Është rritur numri i të prekurve me koronavirus edhe në qytetin e Shkodrës, ku së fundi është prekur dhe një 35-vjeçar nga Vau Dejës.

I riu është nisur në drejtim të spitalit Infektiv në Tiranë pasi kishte shfaqur shenja të sëmundjes.

35-vjeçari kishte ardhur nga Italia dhe ka shfaqur probleme me frymëmarrjen, çka ka bërë që më pas ti drejtohet spitalit të Shkodrës.

Pasi ka bërë testin me tampon ka rezultuar pozitiv dhe më pas është nisur drejt spitalit Infektiv në Tiranë.

Tashmë ka shkuar ne 6 numri i të prekurve në qarkun Shkoder teksa 3 janë nga Puka, një nga Vau i Dejës, një shkodrane që jeton në Tiranë dhe një oficer i policise gjyqësore në Shkodër.

Artikulli paraprakViktima e 8-të nga Covid-19, vdes 66-vjeçari
Artikulli tjetërLajm i mirë nga SHBA, pacienti shfaqi përmirësim, ilaçi eksperimental mund të bëhet më i disponueshëm