Ronaldo i vetmuar tek Juventusi, lojtarët s’e duan më!

Cristiano Ronaldo ka mbetur plotësisht i vetmuar në zhveshtoren e Juventusit, pasi bashkëlojtarët e tij besojnë se klubi i ka thënë atij liri të tepruar, sipas mediave italiane.

Sulmuesi portugez është golashënuesi më i mirë i Juventusit këtë sezon dhe pritet të luajë titullar sonte kundër Sassuolos.

Por, sipas La Gazzetta dello Sport, marrëdhënia e tij me bashkëlojtarë nuk është më siç ka qenë pak muaj më parë.

Shumë lojtarë të Juventusit besojnë se klubi po i jep shumë liri ish-yllit  të Real Madridit dhe Manchester Unitedit.

36-vjeçari nuk stërviti fare në ditën pas humbjes kundër Milanit, duke shkuar për vizitë te fabrika e Ferrarit në Maranello.

Ai u shoqërua nga presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, dhe nga kryetari dhe shefi ekzekutiv i Exor,John Elaknn.

Ronaldo ka munguar disa herë të tjera në stërvitje këtë sezon për arsye të sponsorëve personal, prandaj shumë prej bashkëlojtarëve të tij besojnë se nuk është e drejtë që ai të trajtohet ndryshe nga të tjerët.

Sipas mediave italiane, tri ndeshjet e ardhshme mund të jenë të fundit për Ronaldon në fanellën e Juves.

Artikulli paraprakBasha: Nuk do t’i lemë një grusht kriminelësh të na ndalin në rrugën e ndryshimit të vendit
Artikulli tjetërReagimi i fortë ndaj Pjerin Ndreut: “Trimi” i Dosjes 184 thotë: “Sa vota blemë, do ndërtonim një pallat secili”