Rinovimi i kontratës së Inceneratorit të Elbasanit/ PD, Çopja: Inceneratori mashtrim, nuk është funksional

Në datën 26 janar është zhvilluar mbledhja e Këshillit Bashkiak Elbasan, ku në rend të ditës është përfshirë edhe rinovimi i kontratës së Inceneratorit të Elbasanit.

Në një reagim në rrjetin social facebook, anëtarja e PD-së në këtë Këshill, Bjanka Çopja, shprehet se “Bashkia Elbasan na ftoi të legalizojmë një vjedhje dhe shpërdorim të fondeve publike në dëm të qytetarëve të Elbasanit”.

“Qytetarët e Elbasanit paguajnë 2,500 lekë/ton iceneratorit për t’i shërbyer, por që në fakt jo vetëm nuk i shërben po i zhvat dhe i helmon njëkohësisht.” – shprehet ajo.

Çopja thotë më tej se “mbledhja u censurua për publikun që kontrata të kalonte në heshtje, por, pas shumë debatesh, grupi këshilltarëve të Partisë Demokratike ia doli që t’i denonconte me zë dhe figurë të gjitha abuzimet që janë bërë në inceneratorin e Elbasanit që nuk punon, por është vetëm një mashtrim”.

Në facebook, anëtarja demokrate e Këshillit të Bashkisë Elbasan ka postuar edhe reagimin e saj në emër të grupit të këshilltarëve të PD-së.

Artikulli paraprakLumo Skëndo: Gjendja në Shqipëri në motin 1922
Artikulli tjetërBauer: S’mjafton ‘të ngremë duart’ dhe të presim që BE e NATO të bëjnë diçka për Ballkanin