Riatdhesimi i mohuar është krim i mirëfilltë kunder njerëzimit!

Nga Sali BERISHA

Miq, ne te drejten penale nderkombetare, ne rezolutat e OKB, Komisionit te saj per te Drejtat e Njeriut, Statutin e Romes te Gjykates Nderkombetare, riatdhesimi i mohuar (denied repatration) perben krim kunder njerezimit.

Duke ju mohuar riatdhesimin dhjetra mijra shqiptareve qe mbeten jashte vendit per shkak te mbylljes se papritur te kufirit me akuzen e padegjuar, mesjetare e terroriste se jeni “bomba” virale, narkoshteti shqiptar me ne krye Edvin Kristaq Xhelatin po kryen ndaj grupit te shtetasve te mesiperm shqiptare nje krim te rende kunder njerezimit.

Po rikujtoj se keto te fundit jane krime qe kryhen ne kohe lufte por edhe paqe.

Per definicion si te tilla konsiderohen “disa akte qe kryhen me qellim si pjese e nje sulmi (fizik ose jo fizik, shenim i imi bazuar ne komentarin zyrtar) te perhapur apo sistematik kunder çdo civili ose nje pjese te identifikushme te popullates civile”.

Ne rastin konkret, vuajtjet e shkaktuara shtetasve shqiptare me mohimin e riatdhesimit te tyre pas mbylljes se kufijve nen akuzen terroriste te padegjuar ne histori “se jeni bombe” dhe pretekstin se Vuçiç me tha se “riatdhesova 400 mije serb dhe i bera gropen vendit tim”, lenia e tyre burra, gra, femije, te moshuar, te semure ne vende te huaja pa kurrfare mbeshtetje, ne meshiren e fatiti, urise, semundjeve, raskapitjes, pa strehe, ushqim, ilace dhe terrori te madh psikologjik si pjese perberese e nje politike gjakftohte qeveritare, perbejne nje agresion, nje persekutim te rende dhe krim kunder njerezimit i kryer me vetedije te plote nga narkoqeveria shqiptare.

Mohimi i riatdhesimit te tyre me pretekstin apo akuzen e padegjuar qe nga mesjeta, se jeni njerez bombe ne rrafshin bilogjik per shkak se mund te jeni te infektuar, ne vend te riatdhesimit dhe vendosjes se tyre ne karantine, thyen çdo ligj kombetar dhe nderkombetar.

Ky akt makaber eshte i barabarte me krimet kunder njerezimit qe kryente Adolf Hitleri ne emer te eugenikes dhe mbrojtjes se rraces ariane apo Enver Hoxha me eugeniken e tij klasore apo klika e Phenianit me mohimin e riatdhesimit te shtetasve te vet derguar si puntor ne Japoni (shif rezoluten e Komisionit te te Drejtave te Njeriut te OKB ) apo klika e Myanmarit me mohimin per motive fetare te riatdhesimit te Rohingya shtetasve te saj.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete krim kunder njerezimit qe narkoshteti i Tiranes po kryen ne mes te Europes, i bej thirrje OKB Komisionit te te Drejtave te Njeriut te kesaj organizate te nderhyje me urgjence dhe te vendosi te gjitha sanksionet ndaj narkoshtetit te Edvin Kristaq Xhelatit qe njelloj si eterit e tij mizor ju mohon riathesimin shtetasve shqiptar qe u ndodhen jashte vendit ne momentin e mbylljes se kufijve.

Gjithashtu ju bej thirrje famijareve te shtetasve qe u eshte mohuar riatdhesimi, si dhe vete ketyre te fundit, qe bazuar nenin 7 te statutit te Romes te Gjykates Nderkombetare te OKB pika “h” rrjeshti 4 “ose me baze tjeter, (or other grounds …..) dhe ose pika “k” (shif me poshte) “Te tjera akte çnjerezore…. te nje karakteri te ngjashem ..”, me urgjence te mbledhjn faktet dhe dokumentat e domosdoshme dhe te ngrene padi prane Gjykates Nderkombetare te Hages per ndeshkimin per krime kunder njerezimit ndaj Edvin Kristaq Xhelatit, i cili personalisht ne dhunim flagrant te kushtetutes se vendit dhe ligjit nderkombetar u ka mohuar riatdhesimin dhjetra mijera shtetasve shqiptar dhe lene ata ne kalvarin e nje vuajtje te paimagjunueshme vetem e vetem se njeriut qe ju citon shqiptareve imamin terrorist Anwar al-Awalaki ata i duken si bomba biologjike. sb

Statutit te Romes icc-cpi.int Rome Statute of the International Criminal Court

Neni. 7.
h. Persecution against any identifiable group or collectivity on political, racial, national, ethnic, cultural, religious, gender as defined in paragraph 3, or other grounds that are universally recognized as impermissible under international law, in connection with any act referred to in this paragraph or any crime within the jurisdiction of the Court;

k. Other inhumane acts of a similar character intentionally causing great suffering, or serious injury to body or to mental or physical health.

icc-cpi.int Rome Statute of the International Criminal Court

Artikulli paraprakMerkel rikthehet në zyrë pas izolimit, ky i joni nuk lëviz nga bunkeri
Artikulli tjetërSa minuta duhet të bëni ushtrime kardio për të gëzuar përfitime në trup dhe tru