Merkel rikthehet në zyrë pas izolimit, ky i joni nuk lëviz nga bunkeri

Kancelarja gjermane Angela Merkel është rikthyer sot në punë në zyrën e saj pas dy javëve karantinim në shtëpi, pasi që kishte pasur kontakt me një mjek që kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, ka bërë të ditur sot zëdhënësi i saj Stefan Zajbert.

Ai tha se kancelarja ka bërë disa herë testin e COVID-19, dhe se rezultatet për fat të mirë kanë treguar se ajo ka rezultuar negative, transmeton Telegrafi.

Merkel ka qenë në karantinim në kushte shtëpie që nga 22 marsi, pasi ishte informuar se mjeku me të cilin kishte pasur kontakt ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ajo nga shtëpia kishte mbajtur takime me kabinetin e saj duke marrë pjesë edhe në video-konferenca ndërkombëtare.

Artikulli paraprak3.8 miliardë njerëz të izoluar në shtëpi nga virusi
Artikulli tjetërRiatdhesimi i mohuar është krim i mirëfilltë kunder njerëzimit!