Revoltë në Honduras, kërkohet largimi i Presidentit, vëllai i tij dënohet nga SHBA për trafik droge

Grupet e opozitës në Honduras bënë thirrje për vazhdimin e protestave me kërkesën për largimin e Presidentit Juan Orlando Hernandez, pasi vëllai i tij i vogël u dënua për trafik droge nga një gjykatë në Nju Jork.

Mijëra njerëz protestuan në Honduras në orët e para të mëngjesit pasi Juan Antonio Hernandez u dënua të premten në atë që prokurorët amerikanë e përshkruan si një komplot të “trafikimit të drogës të mbështetur nga shteti”. Jose Manuel Zelaya Rosales ka qënë President i Hondurasit.

“Dënimi i Juan Antonio Hernandez është dënim për Presidentin Hernandez. Populli në Honduras nuk mund të lejojnë për asnjë minutë që vendi të qeveriset nga krimi, trafiku i drogës, diktatura dhe tirania që mohon të drejtat e popullit.”

Carlos Eduardo Reina është udhëheqës i opozitës. “Nuk do të ketë paqe në Honduras nëse nuk bie kjo qeveri.”

Ish kandidatja për presidente, Xiomara Castro De Zelaya fajëson qeverinë e Hondurasit si bashkëpunëtore me krimin.
“Shteti i Hondurasit do të ishte bërë strehë e sigurtë për trafikantët e drogës.

Protestuesit bllokuan rrugët në gjysmën e vendit që përbëhet nga 18 provinca, duke u vënë zjarrin barrikadave, ndërsa disa përfituan nga situata dhe plaçkitën dyqanet.

Sipas njoftimeve të policisë së atij vendi, nuk ka patur arrestime, ndërsa organet e rendit u kanë kërkuar protestuesve të shprehin shqetësimet e tyre në rrugë paqësore pa cënuar të drejtat e të tjerëve.

Presidenti Hernandez postoi në rrjetin Tëitter se verdikti në Nju Jork nuk ishte kundër shtetit të Hondurasit, duke u shprehur se qeveria e tij ka luftuar trafikun e drogës.

Artikulli paraprakQeveria teknike do të organizojë zgjedhjet në Maqedoni, Zaev largohet në Janar
Artikulli tjetërShqipëria, ADN-ja e një narko-diktature!