Revoltë edhe në Vlorë! Punonjësit e fasonerisë në protest për pagën e “luftës”

Punonjësit e një fasonerie në Vlorë janë ngritur për të protestuar mëngjesin e sotëm.

Janë rreth 250 punonjës që protestojnë. Ata kërkojnë “pagën e luftës”, pasi kanë kaluar shumë javë dhe ende nuk e kanë marrë.

Punonjësit janë shprehur se pronari u ka pohuar që nuk u takon “paga e luftës”, ndërsa ato paralajmërojnë se do vazhdojnë protestën.

“Na kanë thënë që nuk ju takon paga e luftës. Kemi 2 vite e gjysmë që punojmë këtu. Pronari na tha nuk ju takon paga e luftës. Ne do vazhdojmë protestën”, shprehet një punonjëse.

Artikulli paraprakBasha del në terren: Qeveria i la pa ndihmë shumicën e qytetarëve dhe bizneseve. Rinisja e aktivitetit normal është shumë e vështirë
Artikulli tjetërDy raste të reja me Covid-19 në Krujë