Dy raste të reja me Covid-19 në Krujë

Edhe gjatë 24 orëve të fundit janë zhvilluar kontrolle për të dyshuar që mund të jenë mbartës të virusit COVID-19 në Krujë.

Nga 70 tamponë të bërë ditën e djeshme vetëm 2 dyshohet të jenë pozitivë, shpjegojnë disa burime për mediat.

Ndërkohë që qarku i Gjirokastrës është ende i paprekur, ku edhe dy tampone që janë marrë gjatë ditës së djeshme kanë rezultuar negative. Dje në vendin tonë u raportuan vetëm 4 raste të reja me Covid 19, që është numri më i ulët ditor i rasteve pozitive, që prej fillimit të pandemisë. Në total në vendin tonë janë prekur me COVID-19 872 qytetarë, 654 prej të cilëve janë shëruar, ose 75% e të gjithë të prekurve.

Në të gjithë vendin aktualisht janë 187 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz. Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 28 pacientë dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive. Prej më shumë se 10 ditësh nuk kemi asnjë humbje jete.

Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes. Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11089 testime, nga të cilat, 10559 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike.

Artikulli paraprakRevoltë edhe në Vlorë! Punonjësit e fasonerisë në protest për pagën e “luftës”
Artikulli tjetërLogoja Thaçi-Rama: Mirëkuptim me Serbinë, konflikt me shqiptarët!