Revoltë e banorëve në Krujë: Po prishet lagjia me tradita 500 vjeçare, banesat nuk kanë dëmtim

Banorët e lagjes së vjetër “Subashi” në qytetin e Krujës ditën e sotme protestuan para bashkisë, në kundërshtim të projektit të rindertimit. Ata e kanë konsideruar absurditet të dëmtojnë një lagje të tërë dhe me tradita 500 vjeçare.

Nëse do shemben banesat do zhduket dhe historia,– kanë thënë banorët. Banorët kanë mësuar projektin e rindërtitmit të Krujës, por kjo qeveria që ka krijuar këtë projekt tregon se kërkon të dëmtojë tërë strategjine historike të Krujës, ndërsa ata thonë se banesat e tyre nuk kanë pësuar asnjë dëmtim.

“Është bërë me dije dhe media. I gjithë qëllimi është që të zgjidhet problemi jonë. Ka përfshirë pellgun tonë të shtëpiave tonë që janë të vjetra. Kjo nuk është komunikuar me banorët. Lagja e Subashave është një lagje 500 vjeçaere dhe ka shtëpia 150 vjeçare. Nëse nuk hiqet projekti ne do të ndjekim të gjitha rrugët”, u shprhehën banorët.

Artikulli paraprakMarinela Ziu: Fatura e keqqeverisjes të rilindjes i kushton xhepave tanë 12 miliardë euro
Artikulli tjetërReforma të përmbyllet deri në 31 maj, maxhoranca të shprehet qartë për qëndrimin e saj rreth propozimeve tona