Revolta te Unaza e Re, policia sulmon protestuesit dhe arreston 10 banorë, mes tyre edhe minorenë

Policia ka sulmuar mbrëmjen e sotme protestuesit tek Unaza e re, duke arrestuar dhjetë banorë, mes tyre edhe minorenë.
Protesta është acaruar kur banorët protestues kanë mbërritur tek kantieri i ndërtimit i ngritur nga firma private dhe aty ka nisur edhe një përballje me policinë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhjetëra forca policie dhe ata te FNSH-sqë kanë arrestuar protestuesit.
Mes të shoqëruarve, sipas banorëve, ka edhe minorenë. Mësohet se Policia i ka shpërndarë të shoqëruarit nëpër të gjitha komisariatet e Tiranës, me qëllim, “copëzimi n” e protestuesve dhe të afërmëve të të shoqëruarve.
Nga ana tjetër mësohet se banorët kanë denoncuar në Prokurori, për “mashtrim dhe fyerje”, kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Kjo padi vjen, pas premtimit të pa mbajtur të Erion Veliajt, për legalizimin e banesave të tyre, si edhe pas fyerjes dhe etiketimit prej tij si “shpellarë”.
Banorët e Unazës së Re, kanë dalë sërish sot në ditën e 16, në protestën e tyre. Protesta e banorëve të “Astirit” kanë bllokuar sërish sot rrugën, ndërsa kanë artikuluar të njëjtat kërkesa.
Në mbështetje të banorëve, sërish sonte kanë rreshtuar edhe deputetët e opozitës.
Kërkesat e tyre lidhen me dëmshpërblimin për shpronësimin e banesave të tyre, në vlerën e tregut.
Protesta e banorëve të zonës së “Astirit”, filluan pasi qeveria dhe bashkia ju dërgoi njoftim për dëbimin nga shtëpitë e tyre, sepse ato do ti nënshtrohen rikonstruksionit të këtij aksi rrugor.
Përballë kësaj kërkese të qeverisë dhe bashkisë, të cilat “premtojnë” vetëm 3 vjet pagesë qiraje, banorët kërkojnë shpronësim dhe dëmshpërblim për banesat e tyre, me vlerën e tregut.
Kërkesa e tyre ka ndeshur në indiferentismin e qeverisë dhe në fyerjet prej kryebashkiakut ët Tiranës, Erion Veliaj.

1 12

2 14

3 6

Artikulli paraprak“Gjeli i Egër” që detyroi ministrin të fshijë postimin në rrjetet sociale
Artikulli tjetërBanorët protestojnë me flamuj amerikanë në duar, Rama i rrethon me forca speciale (Foto)