Revolta e banorëve të Kombinatit: Rama dhe Veliaj po na marrin shtëpitë, duan të ndërtojnë kulla në pronat tona

Janë 193 njesi banimi dhe dyqane në Kombinat që do të duhet shemben, pasi janë konsideruar të pabanueshme prej tërmetit. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka shkuar sot për të biseduar me këta banorë, që janë shqetësuar nga fakti se pallatet do të shemben, por atyre nuk u është thënë se ku do të banojnë dhe ku do të marrin shtepitë e reja. Dyshimi është se bashkia do t’i largojë nga lagjet ku ata kanë pronat e kanë banuar deri vonë.

Kryemadhi deklaroi se, “po të duash që të kërkosh kartelën në hipotekë nuk ta japin”.

E ke provuar ta kërkosh kartelën? I tha ajo një banori.

Banori: S’e kam provuar.

Kryemadhi: Unë them provoje një herë.

Banori: E provoj, por këta e kanë bërë zonë të kuqe Kombinatin, nuk merr dot asgjë.

Kryemadhi: Prandaj po të them, e ka bërë zonë të kuqe që ti mos të kesh mundësinë e rifreskimit, por ruaji letrat. Ne kemi një lloj procedure që po e nisim, në mënyrë të tillë për të bërë ndoshta edhe një pezullim absolut të kësaj. Ai do që të largojë shqiptarët dhe të sjellë të tjerët për atë punë, sepse nuk po ngopet. Për t’u ankuar do ankohemi ne, sepse edhe me këtë punë do merremi, sepse më thënë të drejtën ju dhemb kjo puna e Kombinatit, kur merremi me çështjen e rindërtimit, sepse një nga problemet kryesore që kanë është tjetërsimi i pronave, ja kanë marrë dorën tjetërsimit të pronave.

Një banor i Kombinatit e ndali më gjatë Kryemadhin, duke u shprehur se shteti po i shemb banesat e dëmtuara nga tërmeti, po nuk po i ndërton.

“Çfarë do të bëhet me ne?! A do të mblidhen këta të Kombinatit, me demokratë, socialistë,  ballistë…të marrim vendim?! Çuni i Kristaqit na e bën këtë, që vari Havzi Nelën?!”

“Ne kemi një kopje kontrate, që duam t’ia shpërndajmë të gjithë banorëve, po jua lëmë edhe një kopje juve. Është një kopje e lidhur mes teje dhe Bashkisë së Tiranës, që të përfaqësohet nga një përfaqësues ligjor, se nuk mund të vijë ai të të thotë ik, pa letra e pa gjë fare. Ke të dhënat, ku objekt kontrate ka për çështjen e prishur të detyruar me vendim të Këshillit Bashkiak, sepse ai e ka marrë me vendim të Këshillit Bashkiak për ta prishur pallatin”.

“Ne e kemi bërë këtë me një zyrë konsulence juridike, juve do ua lëmë të gjithëve për ta parë edhe për sa i përket bonusit të qirasë, është me disa nene, në mënyrë të tillë që nesër çfarëdo që të ndodhë, se këta që do ikin do ikin, nuk ka as pikën e dyshimit, por problemi është që prona juaj të mos prishet dhe kushdo që të vijë  të ketë një hallkë dhe lidhje me shtetin”, tha Kryetrja e LSI.

ww

Artikulli paraprakGjyqi i banorëve të Unazës së Re, forca të shumta policie rrethojnë Gjykatën
Artikulli tjetërMesazhe kërcënuese ndaj grevisteve të urisë, gratë naftëtare paralajmërojnë Ramën!