Mesazhe kërcënuese ndaj grevisteve të urisë, gratë naftëtare paralajmërojnë Ramën!

Në ditën e 21  të ngujimit gjendja shëndetësore e grave naftëtare është e rëndë. Dy prej grave kane shkuar në spitalin e Fierit për ndihmë mjeksore, njëra më protezë e tjetra me gjendra tiroide.

Mbi gratë greviste kanë nisur presione e mesazhe anonime që të lënë grevën. Ato janë te vëndosura në kauzën e tyre, nuk dalin pa marrë pagat.

Ato pohojne se grevën e bëjnë për të sensibilizuar të gjitha gratë dhe nuk tërhiqen.

Grevistët kanë mbushur muret me parrulla dhe në sheshin para qendrës shendetësore.

Gratë shprehen të vendosura për pagat dhe nuk dalin nga greva e urisë.

auto a41604481273

Artikulli paraprakRevolta e banorëve të Kombinatit: Rama dhe Veliaj po na marrin shtëpitë, duan të ndërtojnë kulla në pronat tona
Artikulli tjetërVdiq përpara një jave nga Covid-19, kandidati republikan fiton zgjedhjet