Revolta e aktores: Rama ia kishte vënë syrin që kur ishte kryetar bashkie

Aktorja Anila Bisha, e revoltuar tha se, aktorët janë pro rikonstruksionit të Teatrit, por në asnjë mënyrë nuk mund të prishet. Ajo tha se aktorët janë të terroruizuar nga kjo situatë. Në fjalën e saj aktorja tha se, projekti për prishjen e Tetatrit ka qenë nga Edi Rama, që prej kohës kur ishte kryetari i Bashkisë së Tiranës.
“Më kujtohet që kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, ia kishte vendosur syrin këtij trualli, jo Tetatrit por truallit dhe atëherë ai e pati shumë të vëshitrë, sepse aktrorët ishin aktorë më me emër se sa ne, më të afërt me publikun dhe fjala e tyre sigurisht që peshonte më shumë se fjala jonë. Trupa ishte një dhe e vetme, ishte e bashkuar dhe nuk kishte frikën e e kontratave”, tha ajo.
Bisha tha se, të gjithë janë për mos prishjen e Tetatrit, duke akuzuar edhe disa aktorë të cilët kanë devijuar.
“Në 27 vite nuk është bërë asgjë, anjë investim, nuk janë rregulluar ËC-të, shqyqyr që na lënë çelsin dhe mbarojmë punë në WC-të e drejtorit. Jemi përbuzur, erdhëm ne dhe filloj historia thotë Edi Rama dhe Erion Veliaj, jo mor jo se ka Zot ky vend”, tha aktorja.
Në fund të fjalës së saj, ajo ftoi të gjithë të jenë pjesë e nismës për mos prishjen e Tetatrit, duke thënë se, “shqiptarët çohen vetëm kur u vjen lakthi në grykë, duke shpenzuar gjithë kohën në kafene”.

anila bisha

Artikulli paraprakBerisha publikon videon: Rama-BE-së: Strehoj 600 mijë refugjatë nga Siria për hapjen e negociatave
Artikulli tjetërVOA: Qeveria shmang garën për Teatrin