Renzi: Nuk mendoja se më urrenin aq shumë

Kryeministri italian, Matteo Renzi pranoi humbjen në referendumin për reformën kushtetuese dhe theksoi se do t’i dorëzonte sot dorëheqjen presidentit Sergio Mattarella.
Një një deklaratë të për mediat pas rezultatit shkatërrues , ai ka thënë se:” Unë kam bërë atë që duhej bërë”
“Kam propozuar një reformë të drejtë. Kam luftuar kundër kastës më të neveritshme. Unë po tërhiqem me një ndërgjegje të pastër “, tha Renzi në ditën e tij më të vështirë.
“Unë nuk mendoja se ata mund të më urrenin kaq shumë,” pranon Kryeministri italian,
Rreth 59.11% e 46 millionë zgjedhësve italianë kanë votuar kundër  referendumit lidhur me një reformë kushtetuese, duke votuar kështu kundër kreut të qeverisë së qendrës së majtë, në kuadrin e një vale populiste, shkruan “Corriere della Sera”
“Jo-ja’ fitoi. Kur humbet askush nuk mund të pretendojë se nuk ka ndodhur asgjë”.
”Përvoja e qeverisë sime mbaron këtu”, theksoi Renzi.

Artikulli paraprakBasha: Monopole edhe tek mielli, buka e shqiptarëve
Artikulli tjetërRama provon sensacionin e Pavlovit!