Rëndohet bilanci, shkon në 52 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

Italia vijon të jetë nën ethet e koronavirusit, numri i viktimave ka shkuar në 52 ndërkohë që 1835 të tjerë rezultojnë të infektuar.

Mediat italiane bëjnë me dije se deri më tani janë shëruar 149 persona. Numri i viktimave është rritur dhe në SHBA  gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën edhe 4 persona të tjerë duke e çuar në 6.

Ndërkohë OBSH në lidhje me gjendjen e krijuar nga koronavirusi i cili deri më tani ka marrë jetën e mbi 3 mijë personave thekson se akoma nuk jemi në një pandemi.

Sipas OBSH situata është nën kontroll dhe mund të përmbahet.

Artikulli paraprak“Ky mirë që është tradhtar, por është edhe idiot”!
Artikulli tjetër50 mijë euro/ Vjedhje spektakolare në Fier, policia fsheh ngjarjen