Rekordi i të Sëmurit mendor; 367 mijë shqiptarë aplikuan këtë vit për lotarinë amerikane

367,231 shqiptarë, ose 13,4 për qind e popullsisë kanë aplikuar këtë vit për llotarinë amerikane. Ndër to 189, 168 mijë janë aplikime kryesore dhe 178, 063 mijë janë familjarë të aplikuesve kryesorë. Numri i aplikuesve shqiptarë në tre vjet është rritur me 6 për qind, 168 mijë shqiptarë më shumë, në krahasim me vitin 2015.
Shqipëria renditet e treta në botë dhe e para në Evropë për numrin e aplikimeve. Përpara Shqipërisë renditet Liberia me 15 për qind dhe Sierra Leone me 14 për qind të popullsisë.
Këto të dhëna janë bërë publike nga Departamenti i Popullsisë i Kombeve të Bashkuara, raportuar në një raport të Qendrës Peë Research, e cila analizon numrin e emigrantëve të ligjshëm. Përmes llotarisë amerikane, gjatë viti 2017 janë pranuar në SHBA rreth 83 mijë persona duke përfshirë edhe familjarët e aplikuesve.
Çdo vit, rreth 50,000 mijë persona nga vende të ndryshme të botës fitojnë kartën jeshile përmes llotarisë. Nga viti në 1995 deri më sot më shumë se 1 milion emigrantë kanë marrë kartën e gjelbër përmes lotarisë.
Vizat ndahen në gjashtë rajone gjeografike në përpjestim me popullsinë e rajonit dhe me numrin e emigrantëve të pranuar në SHBA pesë vjeçarin e fundit. Çdo vend nuk mund të marrë më shumë se 7 për qind të numrit të përgjithshëm të vizave në dispozicion.
Gjatë një viti, 5 përqind e emigrantëve hyjnë në SHBA si fitues të llotarisë amerikane.

Dyfishim nga 10 vjet më parë
Rritja e aplikimeve në Lotarinë Amerikanë ka qenë e lartë, veçanërisht pas vitit 2013 sikurse shikohet edhe nga grafiku. Sipas analizës së Pew Research Center mbi aplikimet për Lotari Amerikane, në disa prej vendeve një pjesë e konsiderueshme e popullsisë aplikoi. Në Libi rreth 15% e qytetarëve aplikuan për programin, por edhe vende të thera të Afrikës kishin të njëjtën përqindje aplikimi. Në Sierra Leone rreth 14% e popullsisë aplikoi ndërsa në Gana vetëm 8%.
Në Europë vendet me përqindjen më të lartë që kishin aplikuar në programë ishin vendet e lindjes, ku Shqipëria mbante rekordin. Sipas të dhënave të Pee Research Center, pas Shqipërisë renditet Moldavia me 11% të popullsisë, Armenia me 9%.
Ndërsa në Azi vendet që kryesojnë janë Uzbeksitani me 7% dhe Nepali me 4%.
Gjatë 2017-s më shumë se 22.4 milionë njerëz aplikuan në të gjithë botën në programin e vizave amerikane, i cili jep rreth 50 mijë Green Cards, apo leje qëndrimi të përhershme nëpërmjet një sistemi lotarie. Numri i aplikantëve thuajse iu afrua rekordit të vitit 2016 ku në të gjithë botën aplikuan 23 milionë njerëz, kryesisht për shkak se administrata Trump tha se do ta hiqte programin.
Që nga 2005, më shumë se 200 milionë njerëz kanë aplikuar për lotarinë Amerikane, e cila kërkon që të diversifikojnë shtetësinë e popullsisë emigrante duke dhënë viza për emigrantët.
Vetëm 8 shtete kanë të paktën nga 1 milion aplikantë në 2016, duke u përgjigjur për më shumë se gjysma e totalit: Si Gana, Uzbekistani, Irani, Ukraina, Egjipti, Nepal, Etiopi dhe Sierra Leone.

Artikulli paraprakSpitali Hygeia u shit për 1 milionë euro dhe me 29.5 milionë euro detyrime
Artikulli tjetërProjekti kriminal për betonizimin e liqenit, dokumentat zyrtare: Kulla mbi Drejtorinë e Gardës