Rekordet e një narkoqeverie, gazetarja: 1600 shqiptarë kanë shkuar në Ekuador për 2 vite, arsyeja…

Gazetarja Fatjona Mejdini foli në emisionin “Opinion” lidhur me aktivitetin e shqiptarëve në Ekuador.

Duke ju referuar rastit të Adriatik Tresës, i vrarë pak ditë më parë, gazetarja tha se më herët ndaj tij kishte patur një tentativë rrëmbimi.

“Ka patur një tentativë rrëmbimi ndaj tij disa kohë më parë, se nëse dikush rrëmbehet është më e lehtë për ta vrarë. Pasi policia ka shkuar, ka gjetur 32 mjijë dollarë në cash dhe 70 mijë euro”, tha Mejdini.

Duke ju referuar një raporti të publikuar, gazetarja tha se mendohet që në harkun kohor 2017-2019 kanë qenë 1600 shqiptarë që kanë hyrë në Ekuador, të favorizuar edhe nga fakti që ky vend nuk ka sistemin e shenjave të gishtave.

Një javë më parë mundi ti shpëtojë një tentative pengmarrjeje, por nuk ishte aq me fat. Adriatik Tresa, 45 vjeç është ekzekutuar pa mëshirë në qytetin e Guayakilit në Ekuador, duke u bërë kështu, shqiptari i disatë që humbet jetën jashtë vendit, në rrethana të çuditshme. Mediat vendase raportojnë se Tresa ishte i skeduar nga autoritetet vendase si i përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale përfshirë këtu edhe trafikun e drogës.

Ekzekutimi brenda vilës, gruaja pa gjithçka

Adriatik Tresa u qëllua nga një skuadër e mirëfilltë policie. 4 ekzekutorët kanë hyrë të veshur si policë, duke paraqitur edhe një mandat kërkimi për tresën. Me fenelina policie, dy makina, të veshur me jelekët “POLICIA”, ata mundën të çanin rrethimin e hekurtë të bossit shqiptar të kokainës, që siç shihet edhe në pamje kishte mundur të ngrinte nivelin e jetesës, aty ku shumë të tjerë, shqiptarë nuk ia kanë dalë dot.

Më pas, autorët, të veshur si policë, siç mund të shihni edhe në këtë video të sjellë nga Dosja.al kanë lëvizur të qetë nëpër shtëpi derisa kanë gjetur shënjestrën. Plot 6 herë u qëllua Adriatik Tresa, ndërsa në dhomën e ndenjes ku u qëllua me pushkë automatike, ndodhej edhe gruaja e Tresës, një shtetase ekuadoriane, që për fat të mirë, është lënë e qetë nga vrasësit.

Ekipi ishte plot 7 anëtarsh, të ndarë me role të mirëpërcaktuara. 2 ishin shoferë, 2 qendruan në vendin ku rrinë rojet, ndërsa 3 të tjerët kanë hyrë në vilën e shqiptarit, duke e ekzekutuar.

Bossi i drogës, me roje private

Tresa ishte arrestuar një herë në vitin 2017 si i përfshirë në trafikun e drogës, por edhe i akuzuar për një vrasje. 45-vjeçari me origjinë nga Tirana, ishte i dyshuar për një vrasje të një shqiptari tjetër në vitin 2017. Asokohe policia, nuk mund ti gjente asgjë tjetër përveç një pistolete pa leje. Ai u hetua për pastrim parash, por pa sukses. Për policinë vendase, ai është i përfshirë në trafikun e kokainës, që dyshohet se është edhe arsyeja e vrasjes sipas hetimit. Pistat kryesore të hetimit janë përplasjet mes bandave shqiptare që veprojnë në Ekuador.

Shqiptarët që u bënë shoshë nga plumbt në Ekuador

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Mes të ngrënit një pjate me “Churrasco” (ushqim tipik në Ekuador), shqiptarët hëngrën plumbat. Tresa nuk ishte i vetmi. Por me siguri as i fundit. Gazetarët investigativë kanë raportuar se prej vitesh, krimi shqiptar, ai i vërteti, është transferuar në këtë vend të vogël, por që për ta është një minierë ari.

I pari i vrarë është Ilir Hidri, 40 vjeç nga Vora. Ai u ekzekutua me 3 plumba në kokë nga një shqiptar tjetër më 1 qershor 2017. Ilir Hidri dyshohet se është vrarë pasi prej disa kohësh ai ishte inflitruar në një rrjet të trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Europë e Shqipëri. Asokohe u raportua se 40-vjeçari kishte shkëmbyer informacion me policitë e disa vendeve për një sasi të madhe kokaine që do vinte në Europë. Hidri qëndronte në Ekuador prej 3 muajsh ndërsa më parë kishte qenë në Europë e Amerikë.

Viktima e dytë është Adriatik Llagji nga Borshi. I riu është ekzekutuar në Bogota, më 4 prill 2018. Djali nga Saranda u qëllua disa herë me plumb në kokë, ndërsa jetonte në Ekuador dhe njihej me emrin “Andrea”. Adriatik Llagji kishte ndërtuar një jetë të re në Bogota, ku ishte martuar me një kolumbiane ishte prind i një djali.

Ndërkohë që i treti është Fadil Kaçaniq, nga Mali i Zi. 64-vjeçari u ekzekutua në mars të 2018, bashkë me bashkëshorten e tij, Fatima. Fadili u qëllua me tri plumba, ndërsa njësoj edhe si në vrasjen e Adriatik Tresës, autorët u prezantuan si policë që kërkuan të bënin kontroll.

Hijet e të shkuarës së Adriatik Tresës… vrasja e gazetarit dhe lirimi për mungesë provash!

Por Adriatik Tresës nuk kishte trafikun e drogës të vetmin mëkat mbi shpinë. 45-vjeçari nga Tirana, u arrestua në vitin 2013, për vrasjen e gazetarit Fausto Valdiviezo. Por paratë dhe influenca bënë të vetët edhe në Ekuador. Shqiptari u lirua për mungesë provash, derisa për të, u dëgjuan të krismat në vilën rezidenciale ku jetonte pa bujë.

Artikulli paraprakShtatë kulla deri 21 kate për të varrosur historinë e Tiranës, Sahatin e ndërtuar në 1822!
Artikulli tjetërAkaksidenti tragjik në Thumanë, ndërron jetë në spital një tjetër grua