Reforma Zgjedhore/ Yuri Kim: Është koha të mbani fjalën ndaj popullit shqiptar…

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim reagoi me një mesazh në Twitter pasi palët nuk arritën një marrëveshje për Reformën Zgjedhore mbrëmjen e shkuar. Kim thotë se, palët janë shumë pranë marrëveshjes. Është koha të mbani fjalën ndaj popullit shqiptar.

“Të gjithë palët kanë lëvizur dhe kanë treguar se janë shumë afër. Ju vendosët një synim, ju vendosët afatin në 31 maj. Tani është koha të ndalni së këmbënguluri në pozicione të pazbatueshme dhe/apo vendosje kushtesh të reja. Është koha të mbani fjalën ndaj popullit shqiptar. Është koha të jepni rezultat”, shkruan ambasadorja në Twitter.

Edhe pse të dielën palët nuk gjetën dakordësi për një sërë çështjesh, kanë lënë të hapur mundësinë për t’u takuar sërish.

Artikulli paraprakVeliu paditet në Gjykatën e Tiranës
Artikulli tjetërZbulohen emrat e qeverisë “Hoti” në Kosovë