Reali rrëmben kreun në La Liga

Real Madridi është lider i La Ligës. Të besuarit e Zinedine Zidane kanë rrëmbyer pikët e plota me shumë vështirësi në udhëtim te Real Sociedad, sfidë që pati gjithçka, dhe në fund u mbyll 2-1.

Pjesa e parë pothuajse s’kishte asgjë, gjithçka ndodhi në pjesën e dytë, duke nisur nga minuta e 50’.

Reali fitoi një penalti shumë shumë të dyshimtë edhe me ndihmën e VAR, të cilën e konkretizoi në gol Sergio Ramos, i cili pak minuta më vonë la fushën për shkak të një goditjeje që mori në gju.

Pak minuta pasi Karim Benzema të shënojë për 2-0, VAR anuloi nëj gol të Adnan Januzajt, edhe për këtë do të flitet shumë për mënyrën se si u anulua goli, ani pse shoku i Januzaj nuk ndërhyri në aksion edhe pse ishte jashtë loje.

Pas golit të Benzemas, në minutën e 71’, loja i takoi pothuajse Sociedadit që sulmoi me të gjitha forcat dhe gjeti një gol, në minutën e 83’, shënoi Mikel Merino.

Deri në fund, Sociedad rrezikoi edhe shumë herë, por pa shumë fat, dhe në fund ndeshja u mbyll 2-1 për Madridin.

Kështu, Reali tani ka marrë kreun në La Liga, ani pse ka pikë të barabarta me Barcelonën – Los Blancos i favorizojnë përballjet direkte.

Artikulli paraprakBasha: Fuqizimi i biznesit të vogël, hapja e bizneseve të reja kryesisht nga të rinjtë, mbështetja e bujqësisë, prioriteti im dhe i PD
Artikulli tjetërPlas te Juventus, Pjaniç përleshet me trajnerin