Plas te Juventus, Pjaniç përleshet me trajnerin

Miralem Pjaniç nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Juventusit për ndeshjen me Bolognan të hënën, për shkak të një zënke në stërvitje me trajnerin Maurizio Sarri.

Sipas gazetës italiane, La Stampa, mesfushori boshnjak dhe trajneri italian u përleshën në fushë gjatë stërvitjes.

Sarri kishte bërë plan ta linte Pjanicin jashtë lojës edhe për ndeshjen finale kundër Napolit në Kupën e Italisë duke e favorizuar Rodrigo Bentancur, por lëndimi i Sami Khediras ia prishi planin atij.

Gjendja është përkeqësuar tani dhe Pjanic, të cilin Juventusi ka shprehur gatishmëri ta dërgojë në Barcelonë në shkëmbim të Athur Melos, pritet të mos ftohet fare për ndeshjen ndaj Bolognas nesër.

Sarri është nën presion të madh për t’ia fituar Juventusit titullin në Serie A e sidomos Ligën e Kampionëve, pasi i ka humbur të dy finalet e fundit, në kupë dhe në superkupë.

Artikulli paraprakReali rrëmben kreun në La Liga
Artikulli tjetërBasha me Shoqatën e Mikrofinancës: Garanci shtetërore për të ndihmuar kreditimin