Real dhe Arsenal nisin garën për Draxler

Real Madrid do të lëvizë në merkaton e janarit për të marrë sulmuesin e Paris Saint Germain, Julian Draxler. Arsenal ishte i gatshëm të merrte futbollistin gjerman gjatë verës, por dështoi në arritjen e marrëveshjes, sepse u kujtua vetëm në ditët e fundit të verës. Sipas “Bild”, Real ka nisur të interesohet për Draxler dhe do të ishte gati për huazimin e tij në janar 2018.
Draxler ka qenë gjithmonë i preferuar nga Wenger, por ai zgjodhi të shkojë në Paris, kur u largua nga Bundesliga. Shanset e Arsenal janë shtuar nga fakti që Draxler ka përfunduar në stolin e PSG, pas blerjeve të Neymar dhe Mbappe, por tani do të përballet me konkurrencën e Real Madrid.

Artikulli paraprakZidane: Sezon pozitiv, të fitojmë Botërorin e klubeve
Artikulli tjetërEmre Can tek Juventusi? Nga Stambolli flasin për marrëveshje