Zidane: Sezon pozitiv, të fitojmë Botërorin e klubeve

Pas sukseseve në Champions League ndaj Borussias së Dortmundit dhe në kampionat me shifrat e thella 5-0 kundër Sevillas, për Realin e Madridit ka ardhur momenti të mendojë për Botërorin e klubeve. Los Blancos do të debutojnë në këtë kompeticion të mërkurën në sfidën gjysmëfinale ndaj vendasve të Al Jaziras, por objektivi i Realit nuk është të mposhtë vetëm skuadrën nga Emiratet e Bashkuara Arabe, por të fitojë trofeun. Diçka të tillë e la të kuptohet në një konferencë për shtyp trajneri Zinedine Zidane. “Në çdo rast që zbresim në fushë e bëjmë me objektivin për të fituar trofeun. Duam të kthehemi në shtëpi me suksesin në xhep. Nuk do të jetë e thjeshtë, pasi fakti që jemi Reali i Madridit nuk na garanton fitoren. Jam i kënaqur me sezonin që kemi zhvilluar deri tani edhe pse ka shumë gjëra, të cilat duhet t’i përmirësojmë”, theksoi francezi i stolit të Realit të Madridit.

Artikulli paraprakBarcelona gjen zëvendësuesin e Mascherano
Artikulli tjetërReal dhe Arsenal nisin garën për Draxler