Reagon Vokshi: Edi Rama po censuron e po sekuestron me radhë mediat që nuk i blen dot!

Ish-Kryetarja e Komisionit të Medias, Albana Vokshi reagon pas mbylljes së faqes me 2 milionë ndjekës në Facebook “JOQ Albania”

Portali kritik me qeverinë e Edi Ramës “JOQ Albania” njoftoi lexuesit se, Facebook i ka mbyllur faqen online me 2 milionë ndjekës pas ankesave të censorëve të qeverisë, të cilët kërkojnë të mbyllin çdo zë opozitar në vend.

“JOQ Albania” po përballet me sulmet seriale të qeverisë Rama, nga ndjekja penale e administratorëve të saj, te mbyllja e portalit dhe domainit vitin e shkuar.

Censura ndaj këtij portali kritik me qeverinë Rama është denoncuar në dhjetëra raporte ndërkombëtare për lirinë e medias në Shqipëri. Edi Rama po censuron e po sekuestron me radhë mediat që nuk i blen dot.

Me sulmin e radhës ndaj portalit “JOQ Albania” Kryeministri po teston censurimin zyrtar të medias para se të votojë në një nga dy seancat e ardhshme parlamentare ligjin për censurimin e mediave online.

Artikulli paraprak“Barcaleta me masat anti-Covid”, Këlliçi publikon shkresën e Zv/ministres Rakacolli drejtuar Ruçit
Artikulli tjetërAnalisti i përvisht Ramës për vetëvrasjet: Prapë Shefqeti e ka fajin?